Repository logo
Communities & Collections
All of DSpace
  • English
  • العربية
  • বাংলা
  • Català
  • Čeština
  • Deutsch
  • Ελληνικά
  • Español
  • Suomi
  • Français
  • Gàidhlig
  • हिंदी
  • Magyar
  • Italiano
  • Қазақ
  • Latviešu
  • Nederlands
  • Polski
  • Português
  • Português do Brasil
  • Srpski (lat)
  • Српски
  • Svenska
  • Türkçe
  • Yкраї́нська
  • Tiếng Việt
Log In
New user? Click here to register.Have you forgotten your password?
  1. Home
  2. Browse by Author

Browsing by Author "Thaçi, Shqiponjë"

Filter results by typing the first few letters
Now showing 1 - 1 of 1
  • Results Per Page
  • Sort Options
  • No Thumbnail Available
    Item
    Sfidat e Shtetndërtimit dhe kontrollit të territorit në veri të Kosovës në periudhën 2008-2020
    (Kolegji AAB, 2025-03-11) Thaçi, Shqiponjë
    Krijimi i shtetit është një proces që në thelb nuk mbaron kurrë. Idetë rreth shtetndërtimit të Kosovës u krijuan shumë më herët, sesa në periudhën e ish-Federtës Jugosllave. Republika e Kosovës si shtet u krijua sipas një tradite të vjetër shtetndërtuese. Deri në shpalljen e Pavarësisë më 17 shkurt 2008, Kosova pati shkallë të ndryshme autononimiteti, herë si krahinë, herë si provincë në fund përfundoi nën kujdestarinë e administrimit ndërkombëtarë. Po të analizohet historia populli i Kosovës ishte objektë i padrejtësive ndër vite. Kosovarët kurrë nuk kanë vendosur për fatin e tyre. Pavarësia e Kosovës u krijua sipas rrethanave politike në Evropë të cilët vendosën që shteti i Kosovës të ketë një pavarësi të mbikëqyrur nga ndërkombëtarët për një periudhë të caktuar. Sovraniteti i Kosovës është i kufizuar, në një numër të madh dimensionesh që parashihen në planin e Ahtisaarit, të cilat janë pjesë përbërëse edhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Statusi i Kosovës është produkt i lëkundjeve të Bashkësisë ndërkombëtare sepse nuk i është njohur në mënyrë të hapur, e drejta e vetëvendosjes së popujve, ai ka një autonomi të gjërë për serbët e veriut, në Mitrovicë. Institucionet e Kosovës edhe sot e kësaj dite nuk arritën t’a shtrijnë pushtetin, ligjin dhe kontrollin e tyre në veri. Që nga viti 1999 kanë funksionuar në mënyrë të hapur strukturat paralele, ndërsa edhe sot e kësaj dite, veriu i Mitrovicës mbeti një rajon i dominuar nga influenca e Beogradit.

DSpace software copyright © 2002-2025 LYRASIS

  • Privacy policy
  • End User Agreement
  • Send Feedback