Master Thesis
Permanent URI for this communityhttps://repository.aab-edu.net/handle/123456789/1
Browse
Item Sfidat e Shtetndërtimit dhe kontrollit të territorit në veri të Kosovës në periudhën 2008-2020(Kolegji AAB, 2025-03-11) Thaçi, ShqiponjëKrijimi i shtetit është një proces që në thelb nuk mbaron kurrë. Idetë rreth shtetndërtimit të Kosovës u krijuan shumë më herët, sesa në periudhën e ish-Federtës Jugosllave. Republika e Kosovës si shtet u krijua sipas një tradite të vjetër shtetndërtuese. Deri në shpalljen e Pavarësisë më 17 shkurt 2008, Kosova pati shkallë të ndryshme autononimiteti, herë si krahinë, herë si provincë në fund përfundoi nën kujdestarinë e administrimit ndërkombëtarë. Po të analizohet historia populli i Kosovës ishte objektë i padrejtësive ndër vite. Kosovarët kurrë nuk kanë vendosur për fatin e tyre. Pavarësia e Kosovës u krijua sipas rrethanave politike në Evropë të cilët vendosën që shteti i Kosovës të ketë një pavarësi të mbikëqyrur nga ndërkombëtarët për një periudhë të caktuar. Sovraniteti i Kosovës është i kufizuar, në një numër të madh dimensionesh që parashihen në planin e Ahtisaarit, të cilat janë pjesë përbërëse edhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Statusi i Kosovës është produkt i lëkundjeve të Bashkësisë ndërkombëtare sepse nuk i është njohur në mënyrë të hapur, e drejta e vetëvendosjes së popujve, ai ka një autonomi të gjërë për serbët e veriut, në Mitrovicë. Institucionet e Kosovës edhe sot e kësaj dite nuk arritën t’a shtrijnë pushtetin, ligjin dhe kontrollin e tyre në veri. Që nga viti 1999 kanë funksionuar në mënyrë të hapur strukturat paralele, ndërsa edhe sot e kësaj dite, veriu i Mitrovicës mbeti një rajon i dominuar nga influenca e Beogradit.