NDIKIMI I POLITIKAVE TË JASHTME TË BE-SE NË PROCESIN INTENGRUES TË BALLKANIT PERENDIMOR

No Thumbnail Available

Date

2025-09-24

Journal Title

Journal ISSN

Volume Title

Publisher

AAB College

Abstract

Ky punim trajton ndikimin e politikave të jashtme të Bashkimit Evropian në procesin integrues të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me qëllim vlerësimin e rolit të BE-së si aktor nxitës i reformave demokratike, zhvillimit institucional dhe përparimit në rrugën drejt anëtarësimit. Nëpërmjet analizës teorike dhe intervistave të zhvilluara me profesionistë të fushës, janë eksploruar mekanizmat dhe instrumentet që BE-ja përdor në raport me rajonin, përfshirë procesin e Stabilizim-Asociimit, kushtëzimin politik, ndihmën financiare dhe mbikëqyrjen e zbatimit të reformave. Studimi ndalet në mënyrë të veçantë te qasja e BE-së ndaj secilit shtet të Ballkanit Perëndimor, duke evidentuar progresin individual të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës. Një fokus i veçantë i është kushtuar analizës së sfidave të brendshme, të tilla si korrupsioni, mungesa e vullnetit politik dhe pengesat politike të natyrës bilaterale, si dhe ndikimit që ka pasur trajtimi jo i njëtrajtshëm nga BE-ja në perceptimin e qytetarëve ndaj procesit të integrimit. Gjetjet e punimit tregojnë se politikat e jashtme të BE-së kanë pasur një ndikim të konsiderueshëm pozitiv në disa aspekte kyçe të reformave në rajon. Megjithatë, efektiviteti i këtyre politikave varet ngushtësisht nga faktorë të brendshëm, siç janë kapaciteti institucional dhe vullneti politik i vendeve përfituese. Në përfundim, punimi ofron një sërë rekomandimesh për përmirësimin e këtij procesi, si në nivel të politikave të BE-së, ashtu edhe në nivel vendor.

Description

Keywords

Citation

Azemi, A. (2025). Ndikimi i politikave të jashtme të BE-së në procesin integrues të Ballkanit Perëndimor (Punim akademik). Kolegji AAB.

Endorsement

Review

Supplemented By

Referenced By