NDËRLIDHJA NË MES STILIT TË LIDERSHIPIT DHE REZILIENCËS PSIKOLOGJIKE TË GRUPIT

No Thumbnail Available

Date

2026-07-27

Journal Title

Journal ISSN

Volume Title

Publisher

AAB College

Abstract

Ky studim synon ta analizoj marrëdhënien mes stileve të lidershipit, përkatësisht llojeve të lidershipit transformues, transaksional, laissez-faire, si dhe efektivitetit të lidershipit dhe ndikimin në reziliencën psikologjike të grupit. Lidershipi konsiderohet si faktori kyç në krijimin e një mjedisi punues i cili e nxit bashkëpunimin, përshtatjen ndaj ndryshimeve dhe përballimin efikas kundrejt situatave sfiduese. Korniza e lidershipit në këtë studim mbështetet në modelin e lidershipit transformues të zhvilluar nga Bernard M. Bass dhe Bruce J. Avolio ku i njëjti i përfshin edhe llojet transaksional dhe laissez-faire. Studimi është realizuar duke përdorur metodën kuantitative përmes pyetësorëve të strukturuar dhe standardizuar, përmes së cilëve janë matur disa aspekte dhe dimensione të lidershipit dhe reziliencës grupore. Të dhënat janë analizuar përmes statistikave deskriptive, analizës së korrelacionit Pearson dhe analizës së regresionit linear. Statistikat deskriptive kanë treguar nivele relativisht të larta të perceptimit për efektivitetin e lidershipit dhe reziliencën e ekipit, me mesatare të larta dhe devijim standard relativisht të ulët. Rezultatet e analizës së korrelacionit me shkallën e Pearson-it kanë treguar për një lidhje pozitive dhe statistikisht relevante mes efektivitetit të lidershipit dhe reziliencës grupore pra ekziston një lidhje shkak – pasojë në nivele të rëndësishme statistikore. Po ashtu edhe analiza e regresionit linear tregoi se efektiviteti i lidershipit është një parashikues i rëndësishëm i reziliencës grupore, pra model statistikisht domethënës duke e shpjeguar rreth 24% të variacionit në reziliencën grupore.

Description

Keywords

Lidershipi, lidershipi transformues, lidershipi transaksional, laissez faire, efektiviteti i lidershipit, rezilenca, lidershipi autoritar dhe demokratik

Citation

Sylejmani, E. (2026). Ndërlidhja në mes stilit të lidershipit dhe reziliencës psikologjike të grupit [Punim masteri, Fakulteti i Psikologjisë]. Kolegji AAB.

Collections

Endorsement

Review

Supplemented By

Referenced By