PËRGJEGJËSIA E BLERËSIT PËR TË PRANUAR MALLIN GJATË SHITJES SË MALLRAVE NË TË DREJTËN VENDORE DHE NDËRKOMBËTARE
No Thumbnail Available
Date
2025-09-23
Authors
Journal Title
Journal ISSN
Volume Title
Publisher
AAB College
Abstract
Ky punim trajton përgjegjësinë e blerësit për të pranuar mallin gjatë shitjes së mallrave, duke analizuar rregullimin e këtij procesi në të drejtën vendore dhe ndërkombëtare, veçanërisht në kuadër të Konventës së Kombeve të Bashkuara për Tregtinë Ndërkombëtare të Mallrave (CISG). Hulumtimi ka për qëllim të shqyrtojë detyrimet e blerësit lidhur me pranimin e mallrave në kontratat e shitjes, duke analizuar parimet e përgjegjësisë, rastet e pranuara dhe refuzimin e mallrave, si dhe ndihmën e rregullave ndërkombëtare në sigurimin e barazisë dhe rendit ndërkombëtar të tregtisë. Analiza e ndryshimeve mes legjislacioneve kombëtare dhe atij ndërkombëtar është thelbësore për të kuptuar sfidat dhe mundësitë që paraqesin për blerësit dhe shitësit gjatë ekzekutimit të kontratave të shitjes. Rezultatet tregojnë se, përmes rregullimit të detyrimeve të blerësit, ligji ndërkombëtar ofron një kornizë të qartë dhe të unifikuar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve lidhur me pranimin e mallrave, ndërkohë që ligji vendor, pavarësisht se ka zbatueshmëri të përshtatshme, kërkon ende disa përshtatje për t’u rreshtuar me praktikat ndërkombëtare.
Description
PËRGJEGJËSIA E BLERËSIT PËR TË PRANUAR MALLIN GJATË SHITJES SË MALLRAVE NË TË DREJTËN VENDORE DHE NDËRKOMBËTARE
Keywords
Citation
Kroma, H. (2025). Përgjegjësia e blerësit për të pranuar mallin gjatë shitjes së mallrave në të drejtën vendore dhe ndërkombëtare (Punim i masterit). Kolegji AAB, Prishtinë, Kosovë.
