Niveli i stresit dhe i ankthit tek prindërit që kanë fëmijë me çrregullime neurozhvillimore
No Thumbnail Available
Date
2026-03-25
Authors
Journal Title
Journal ISSN
Volume Title
Publisher
AAB College
Abstract
Ky studim synoi të vlerësojë nivelin e stresit dhe ankthit tek prindërit e fëmijëve me çrregullime neurozhvillimore, si dhe të shqyrtojë ndikimin e karakteristikave demografike në këto variabla emocionale. Në mostër u përfshinë 100 prindër: 50 me fëmijë të diagnostikuar me çrregullime neurozhvillimore dhe 50 me fëmijë pa këto çrregullime. Të dhënat u mblodhën përmes pyetësorëve të standardizuar për matjen e stresit prindëror dhe ankthit, ndërsa analiza u krye me teste t për grupe të pavarura dhe regresion linear shumëfish. Rezultatet treguan dallime statistikisht shumë të rëndësishme mes dy grupeve: prindërit e fëmijëve me çrregullime neurozhvillimore raportuan nivele dukshëm më të larta të stresit dhe ankthit krahasuar me prindërit e fëmijëve pa këto çrregullime. Në të kundërt, karakteristikat demografike (gjinia, niveli arsimor, statusi punësimi, të ardhurat familjare, numri i fëmijëve dhe vendbanimi) nuk rezultuan prediktorë të rëndësishëm të stresit dhe ankthit brenda grupit të prindërve të prekur, përveç një ndikimi të dobët pozitiv të numrit të fëmijëve në stres. Këto gjetje konfirmojnë se prania e një çrregullimi neurozhvillimor te fëmija përbën faktor dominues për barrën emocionale prindërore, pavarësisht nga faktorët socio-demografikë. Studimi nënvizon nevojën urgjente për programe mbështetëse të targetuara për këta prindër, duke përfshirë këshillim psikologjik, grupe mbështetëse dhe përmirësim të shërbimeve për fëmijët. Rezultatet ofrojnë një kontribut të rëndësishëm në kontekstin lokal dhe mbështesin literaturën ndërkombëtare mbi mirëqenien emocionale të familjeve të prekura nga çrregullimet neurozhvillimore
Description
Keywords
çrregullime neurozhvillimore, stres prindëror, ankth prindëror, mbështetje psikologjike, karakteristika demografike
Citation
Osmanoviq, L. (2026). Niveli i stresit dhe i ankthit tek prindërit që kanë fëmijë me çrregullime neurozhvillimore (Punim masteri, Fakulteti i Psikologjisë, Kolegji AAB, Prishtinë).
