Raportimi i Televizioneve Kombëtare të Kosovës dhe njohuritë e qytetarëve për procesin e Integrimit Evropian

No Thumbnail Available

Date

2025-07-14

Journal Title

Journal ISSN

Volume Title

Publisher

AAB College

Abstract

Shteti i Kosovës aspiron që në të ardhmen të jetë anëtare e Bashkimit Evropian. Për ta arritur këtë ka përpara një proces të gjatë, apo një rrugë integruese që duhet përshkuar. Njohja e kësaj rruge nga qytetarët e vendit (krahas njohjes së domosdoshme që duhet ta kenë politikanët), do ta lehtësonte dhe ndihmonte këtë proces. Në kumtesën me temën ‘Raportimi i Televizioneve Kombëtare të Kosovës dhe njohuritë e qytetarëve për procesin e Integrimit Evropian’ shtrohet dhe argumentohet hipoteza se “Njohuritë e qytetarëve të Kosovës për procesin e integrimeve evropiane varen nga raportimi i televizioneve kombëtare rreth procesit të integrimit evropian”. Mbështetur tek rezultatet e hulumtimit të opinionit rreth njohurive të qytetarëve të Kosovës për procesin e integrimit në BE, konstatohet se ata dinë shumë pak rreth këtij procesi dhe për vetë BE-në, ndërsa shumica e tyre e dëshirojnë integrimin e Kosovës në këtë organizëm, pa ditur edhe aq për pasojat apo përfitimet që i sjellë për vendin anëtarësimi në BE. Hulumtimet tregojnë se qytetarët e Kosovës, njohuritë e tyre rreth këtij procesi më së shumti i marrin nga mediat, ngase këtë gjë nuk kanë mundësi, ose kanë shumë pak mundësi që ta bëjnë nga lëndët në shkolla, qofshin ato të ciklit fillor dhe të mesëm apo të atij universitar. Për të konstatuar dhe argumentuar lidhjen e raportimit të Televizioneve Kombëtare të Kosovës dhe njohurive të qytetarëve të Kosovës për procesin e integrimit evropian do të maten dhe analizohen raportimet për këtë tematikë në edicionet e lajmeve qendrore të RTK, KTV, RTV 21 dhe KLAN Kosova.

Description

Televizionet ndikojnë në informimin qytetar për Integrimin Evropian Kosovë.

Keywords

reporting, news edition, television, national TV, EU integration.

Citation

Sinani, Resul. (pa datë). Raportimi i Televizioneve Kombëtare të Kosovës dhe njohuritë e qytetarëve për procesin e Integrimit Evropian [Raport ose artikull]. Merrur më 14 korrik 2025, nga https://www.academia.edu/5104369/Raportimi_i_Televizioneve_Komb%C3%ABtare_t%C3%AB_Kosov%C3%ABs_dhe_njohurit%C3%AB_e_qytetar%C3%ABve_p%C3%ABr_procesin_e_Integrimit_Evropian

Endorsement

Review

Supplemented By

Referenced By