RAPORTI NË MES TË PËRDORIMIT TË RRJETEVE SOCIALE DHE SIMPTOMAVE TË ANKTHIT TEK NXËNËSIT E KLASËVE TË X-ta NË KOMUNËN E DRENASIT
No Thumbnail Available
Date
2026-03-25
Authors
Journal Title
Journal ISSN
Volume Title
Publisher
AAB College
Abstract
Ky studim si synim kishte të analizonte ndërlidhjen në mes të përdorimit të rrjeteve sociale dhe nivelit të ankthit tek nxënësit e klasave të X-ta në shkollat e mesme të komunës së Drenasit si dhe të identifikohen dallimet në nivelin e ankthit sipas gjinisë dhe kohës së kaluar në rrjete sociale. Hulumtimi është sasior dhe si instrument matës në këtë hulumtim ka qenë pyetësori, i përbërë nga gjithsej 34 pyetje. Mostra është përbërë nga gjithsej 120 nxënës, dhe përzgjedhja e saj është bërë përmes metodës probabilitare-kampionimi rastësor grupor. Gjetjet përmes statistikave përshkruese kanë treguar intensitet të lartë për sa i përket kohës së kaluar në internet dhe ndër rrjetet sociale më shumë të përdorura ka dalur të jetë snapchat. Sa i përket ndërlidhjes në mes të përdorimit të rrjeteve sociale me ankthin, shihet një ndërlidhje e lartë pozitive dhe signifikante, gjegjësisht (r = 0.559**; p < .01). Sa i përket dallimeve gjinore, rezultatet treguan se vajzat kanë raportuar nivele dukshëm më të larta të ankthit, ashtu edhe përdorim të rrjeteve sociale krahasuar me djemtë, gjë që është konfirmuar përmes analizës T-Test.
Description
Keywords
rrjete sociale, ankth, nxënës, shkolla
Citation
Hisenaj-Elshani, A. (2026). Raporti në mes të përdorimit të rrjeteve sociale dhe simptomave të ankthit tek nxënësit e klasëve të X-ta në komunën e Drenasit (Punim masteri, Fakulteti i Psikologjisë, Kolegji AAB, Prishtinë)
