FORMS AND CAUSES OF THE OCCURRENCE OF DOMESTIC VIOLENCE IN THE REGION OF PEJA

No Thumbnail Available

Date

2026-05-12

Journal Title

Journal ISSN

Volume Title

Publisher

AAB College

Abstract

Dhuna në familje përbën një fenomen të ndërlikuar dhe shqetësues që ndikon drejtpërdrejt në sigurinë, mirëqenien dhe stabilitetin shoqëror, veçanërisht në regjionin e Pejës, ku faktorë socio–kulturorë dhe ekonomikë e bëjnë këtë problem edhe më të theksuar. Ky studim synon të identifikojë format më të shpeshta të dhunës, shkaqet kryesore që kontribuojnë në paraqitjen e saj dhe të vlerësojë efektivitetin e mekanizmave ligjorë dhe institucionalë në parandalimin, trajtimin dhe menaxhimin e rasteve të dhunës në familje. Metodologjia e përdorur përfshin një kombinim të metodës empirike, historike, analitike dhe krahasuese. Të dhënat janë mbledhur përmes një pyetësori online me 109 pjesëmarrës nga regjioni i Pejës, si dhe përmes analizës së legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar, studimeve shkencore në fushat e psikologjisë, sociologjisë, kriminologjisë dhe mjekësisë forenzike. Gjithashtu, janë shqyrtuar vendime gjyqësore relevante dhe praktikat institucionale të Policisë, Prokurorisë, Gjykatave dhe Qendrave për Punë Sociale. Rezultatet e studimit tregojnë se dhuna psikologjike del si forma më e përhapur e dhunës, ndërsa faktorë si varfëria, papunësia, konsumimi i alkoolit, mentaliteti patriarkal dhe mungesa e edukimit kontribuojnë në vazhdimësinë e fenomenit. Për më tepër, u konstatua se megjithëse kuadri ligjor në Kosovë është i harmonizuar me standardet ndërkombëtare, zbatimi praktik mbetet i dobët për shkak të mungesës së koordinimit ndërinstitucional, kapaciteteve të kufizuara profesionale dhe besimit të ulët të qytetarëve në institucionet përgjegjëse. Këta faktorë ndikojnë drejtpërdrejt në nën-raportimin e rasteve dhe në trajtimin joefikas të viktimave. Në kuadrin e rekomandimeve ky studim synon forcimin e mekanizmave ligjorë dhe institucionalë, rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet aktorëve shtetërorë dhe socialë, me qëllim parandalimin, reduktimin dhe trajtimin e qëndrueshëm të dhunës në familje në regjionin e Pejës.

Description

Keywords

Dhuna, mbrojtja ligjore, mekanizmat institucionalë.

Citation

Kabashi, E. (n.d.). Forms and causes of the occurrence of domestic violence in the region of Peja [Master’s thesis, AAB College, Law Faculty–Criminal Law LLM].

Collections

Endorsement

Review

Supplemented By

Referenced By