Trajtimi i konfliktit administrativ në Kosovë: Sfidat dhe perspektivat për reformë
No Thumbnail Available
Date
2025-09-24
Authors
Journal Title
Journal ISSN
Volume Title
Publisher
AAB College
Abstract
Ky punim paraqet metodologjinë e përdorur në kuadër të hulumtimit mbi trajtimin e konflikteve administrative në Kosovë dhe nevojën për krijimin e një gjykate të specializuar administrative. Studimi është ndërtuar mbi një dizajn korrelacional dhe ka për synim të analizojë ndërlidhjen midis efikasitetit të trajtimit të konflikteve administrative dhe sfidave me të cilat përballen institucionet publike gjatë këtij procesi. Metoda e përdorur është ajo kuantitative, me pyetësorin si instrument kryesor, i cili është ndarë në kategori që matin transparencën, efikasitetin, qasjen ligjore dhe qëndrueshmërinë institucionale.
Pjesëmarrës në këtë hulumtim janë 150 punonjës të administratës publike të përzgjedhur në mënyrë të rastësishme nga institucione të ndryshme administrative në Kosovë. Të dhënat janë mbledhur në një periudhë të vetme kohore (dizajn ndër-seksional), me qëllim vlerësimin e perceptimeve të tyre për menaxhimin aktual të konflikteve dhe për mundësitë e përmirësimit të tij.
Qëllimi kryesor i hulumtimit është të shqyrtojë sfidat e sistemit ekzistues dhe të analizojë potencialin që do të kishte krijimi i një gjykate të specializuar administrative për të rritur efikasitetin, shpejtësinë dhe drejtësinë në zgjidhjen e konflikteve. Gjithashtu, synohet të vlerësohet nëse praktikat ndërkombëtare mund të shërbejnë si model për zhvillimin e mëtejshëm të sistemit gjyqësor administrativ në Kosovë.
Rezultatet e këtij studimi pritet të kontribuojnë në formulimin e rekomandimeve të reja për reforma në drejtësinë administrative, të mbështetura në të dhëna empirike dhe në analizën e faktorëve institucionalë që ndikojnë në trajtimin e drejtë dhe të shpejtë të konflikteve administrative.
Description
Keywords
Citation
Arifi, E. (2025). Trajtimi i konfliktit administrativ në Kosovë: Sfidat dhe perspektivat për reformë (Tema masteri). Kolegji AAB.
