EFEKTET PSIKOLOGJIKE TË BULLIZMIT NË VETËVLERËSIMIN E ADOLESHENTËVE
No Thumbnail Available
Date
2026-05-15
Authors
Journal Title
Journal ISSN
Volume Title
Publisher
AAB College
Abstract
Bullizmi paraqet një nga sfidat kryesore psiko-sociale me të cilat përballen adoleshentët në mjedisin shkollor. Përvojat si përjashtimi social, tallja, kërcënimi apo dhuna psikologjike mund të ndikojnë ndjeshëm në vetëvlerësimin, sigurinë emocionale dhe marrëdhëniet ndërpersonale të të rinjve. Qëllimi i këtij studimi është të analizojë lidhjen ndërmjet bullizmit dhe vetëvlerësimit te adoleshentët dhe të identifikojë efektet psikologjike që përjetojnë viktimat. Hulumtimi është realizuar përmes një qasjeje mikse, duke përdorur pyetësor të strukturuar të bazuar në Olweus Bullying Questionnaire – Revised (OBQ-R) dhe Rosenberg Self-Esteem Scale (RSES), si dhe intervista gjysmë të strukturuara me profesorë dhe psikologë shkollorë. Mostra përfshiu 200 adoleshentë të moshës 14–18 vjeç nga shkollat e mesme publike në Komunën e Pejës, si dhe tre profesorë dhe tre psikologë shkollorë.Rezultatet tregojnë se bullizmi është një fenomen i pranishëm në shkolla dhe ndikon negativisht në mirëqenien emocionale dhe vetëvlerësimin e adoleshentëve. Format më të shpeshta janë bullizmi verbal dhe social, të cilat lidhen me ndjenja pasigurie, izolimi dhe ulje të besimit në vetvete. Studimi thekson rëndësinë e identifikimit të hershëm të rasteve, mbështetjes psikologjike dhe bashkëpunimit ndërmjet shkollës, familjes dhe profesionistëve për të parandaluar dhe reduktuar efektet e bullizmit.
Description
Keywords
bullizmi, adoleshentët, vetëvlerësimi, efektet psikologjike
Citation
Pirota, S. (2026). Efektet psikologjike të bullizmit në vetëvlerësimin e adoleshentëve (Master’s thesis, Kolegji AAB, Shëndet Mendor). Kolegji AAB
