LIDHJA NË MES TË NGACMIMIT DHE MOTIVIMIT TË PUNONJËSVE, RAST STUDIMI PUNËTORËT E NDËRMARRJES TERMOTEKNIKA NË KOMUNËN E RAHOVECIT

No Thumbnail Available

Date

2025-09-22

Journal Title

Journal ISSN

Volume Title

Publisher

AAB College

Abstract

Mobingu në vendin e punës përfaqëson një problem serioz që ndikon në mirëqenien dhe motivimin e punonjësve, duke çuar në pasoja të rëndësishme për performancën e tyre dhe efikasitetin e ndërmarrjes. Ky studim shqyrton ndikimin e mobingut në motivimin e punonjësve të ndërmarrjes Termoteknika në Rahovec, e cila numëron 100 të punësuar. Qëllimi i hulumtimit është të identifikojë ndërlidhjen mes mobingut dhe motivimit, dallimet gjinore dhe niveleve të edukimit sa i përket nivelit te mobingut dhe motivimit te punonjësit e ndërmarrjes “Termoteknika” në Komunën e Rahovecit. Metodologjia e studimit përfshin një qasje kuantitative ose sasiore, duke përdorur anketimin e punonjësve për të mbledhur të dhëna mbi përvojat e tyre me mobingun dhe motivimit, sa i përket ndikimit të tyre në aspektin profesional dhe psikologjik. Përveç kësaj, janë analizuar edhe praktikat e menaxhimit dhe masat ekzistuese për parandalimin e këtij fenomeni. Si instrument hulumtimi kemi përdorur pyetësorin, i cili ështl ndarë në tri pjesë. Pjesa e parë ka përfshi pyetjet demografike, pjesa e dytë ka përfshirë pyetje që kanë matur motivimin, pjesa e tretë ka përfshi pyetje që matin mobingun. Për të kuptuar ndërlidhet mes nivelit të mobingut dhe motivimit kemi përdorur analizën e korelacionit, për t’i kuptuar dallimet gjinore kemi përdorur t-testin e pavarur dhe për t’i kuptuar dallimet mes niveleve të edukimit kemi përdorur testin Anova. Rezultatet e hulumtimit kanë treguar se mes nivelit të mobingut dhe motivimit ka ndërlidhje negative, por që kjo ndërlidhje është jo signifikante. Sipas gjetjeve nga analizat statistikore të testimit të hipotezave është konkluduar se nuk ka dallime gjinore dhe dallime mes niveleve të edukimit sa i përket nivelit të mobingut dhe motivimit tek punonjësit e ndërmarrjes “Termoteknika” të Komunës së Rahovecit. Nga gjetjet është konkluduar se punonjësit e kësaj ndërmarrje raportojnë nivele mesatare të mobingut dhe motivimit, që do të thotë nuk kanë ndikim shumë të madhe tek ata faktorët e motivimit dhe mobingut në vendin e punës.

Description

Keywords

Motivimi, faktorët e motivimit, mobingu, ngacmimi

Citation

Kollari, E. (2025). Lidhja në mes të ngacmimit dhe motivimit të punonjësve: Rast studimi punëtorët e ndërmarrjes Termoteknika në Komunën e Rahovecit [Master’s thesis, Kolegji AAB].

Collections

Endorsement

Review

Supplemented By

Referenced By