THE RELATIONSHIP BETWEEN ANXIETY LEVELS AND SLEEP DISORDERS
No Thumbnail Available
Date
2026-07-27
Authors
Journal Title
Journal ISSN
Volume Title
Publisher
AAB College
Abstract
Në dekadat e fundit, mirëqenia psikologjike e adoleshentëve është bërë një nga shqetësimet kryesore në fushën e shëndetit mendor dhe psikologjisë zhvillimore. Ndryshimet e shpejta sociale, akademike dhe teknologjike me të cilat përballen të rinjtë e sotëm kanë sjellë rritje të dukshme të prevalencës së problemeve emocionale, në veçanti ankthit dhe çrregullimeve të gjumit (Carskadon, 2011). Adoleshenca është fazë e jetës e cila i ekspozon individët ndaj një sërë stresorësh, të cilët mund të ndikojnë në mënyrë të ndjeshme në funksionimin e përditshëm dhe mirëqenien e tyre. Në të njëjtën kohë, ankthi është ndër çrregullimet më të përhapura emocionale te adoleshentët Ai karakterizohet nga ndjenja të vazhdueshme shqetësimi, tensioni, frike apo shqetësimesh të pashpjegueshme, të cilat shpesh ndikojnë negativisht në sjellje, performancë shkollore dhe marrëdhëniet sociale (American Psychiatric Association, 2013). Simptomat e ankthit si shqetësimi i vazhdueshëm, tensioni emocional dhe mendimet e përsëritura negative mund të pengojnë cilësinë e gjumit, ndërsa problemet me gjumin, si pagjumësia apo zgjimet e shpeshta gjatë natës, e rrisin reaktivitetin emocional dhe e përkeqësojnë ankthin (Harvard Medical School, 2020; Harvey, 2011). Gjumi luan një rol thelbësor në rritjen fizike dhe ekuilibrin emocional. Megjithatë, studimet tregojnë se adoleshentët shpesh përballen me çrregullime të gjumit si vështirësi në fjetje, zgjime të shpeshta gjatë natës dhe gjumë të pamjaftueshëm (Owens & Weiss, 2017). Këto probleme janë veçanërisht të theksuara në grupmoshën 12-18 për shkak të ndryshimeve hormonale që zhvendosin ritmet cirkadiane, ngarkesës së shtuar akademike dhe përdorimit të teknologjisë në orët e vona të natës. Përveç faktorëve psikologjikë dhe biologjikë, përdorimi i teknologjisë është identifikuar si një faktor me ndikim të rëndësishëm në gjumin e adoleshentëve. Për këtë studim u përdorën dy pyetësor të standardizuar: GAD-7 (Generalized Anxiety Disorder-7) – Pytësori për matjen e nivelit të ankthit; PSQI (Pittsburgh Sleep Quality Index) – Pytësori për vlerësimin e cilësisë së gjumit. Në hulumtim janë përfshirë 150 adoleshent të moshave 12-18 vjeç të Komunes së Obiliqit. Në përfundim, ky studim tregon se ekziston një ndërlidhje pozitive dhe statistikisht e rëndësishme në mes të ankthit dhe cilësisë së dobët të gjumit tek adoleshentët e moshës 12-18 vjeç të Komunes së Obiliqit. Adoleshentet me nivele më të larta të ankthit raportuan vështirësi më të mëdha në cilësinë e gjumit, duke integruar së bashku këto dy çështje dhe nevojen e tyre për tu adresuar së bashku.
Description
Keywords
Adoleshencë, ankth, cilësi e gjumit, gjinia, ndërlidhje
Citation
Krasniqi, D. (2026). The relationship between anxiety levels and sleep disorders [Punim masteri, Programi Shëndet Mendor]. Kolegji AAB
