NDËRLIDHJA MES KËNAQËSISË NGA PUNA DHE REZILIENCËS SË PUNËTORËVE NË KONTEKSTIN ORGANIZATIV KOSOVAR
No Thumbnail Available
Date
2026-03-25
Authors
Journal Title
Journal ISSN
Volume Title
Publisher
AAB College
Abstract
Ky studim shqyrton marrëdhënien ndërmjet kënaqësisë në punë dhe reziliencës psikologjike te punonjësit në sektorin publik dhe privat në Kosovë. Duke përdorur një dizajn kërkimor kuantitativ, deskriptiv dhe korrelacional, u përfshinë 107 pjesëmarrës të punësuar në organizata të ndryshme, të cilët plotësuan dy instrumente të validuara: një shkallë për matjen e kënaqësisë në punë (Cronbach’s α = .931) dhe një tjetër për matjen e reziliencës (CD-RISC-25; Cronbach’s α = .879). Rezultatet zbuluan një ndërlidhje pozitive dhe statistikisht të rëndësishme ndërmjet kënaqësisë në punë dhe reziliencës (r = .255, p < .01), duke sugjeruar se punonjësit më të kënaqur janë më të qëndrueshëm përballë sfidave psikologjike në ambientin e punës. Ndërsa, nuk u gjetën dallime domethënëse sipas gjinisë apo sektorit të punësimit, përvoja në punë pati një ndikim pozitiv në reziliencë (r = .276, p < .01) dhe niveli i arsimit ndikoi ndjeshëm vetëm në reziliencë (F(2,104) = 5.775, p = .004). Ky studim kontribuon në literaturën shqipfolëse mbi psikologjinë organizative dhe ofron rekomandime për zhvillimin e politikave të brendshme të organizatave që synojnë përmirësimin e mirëqenies dhe performancës së punonjësve.
Description
Keywords
kënaqësia në punë, rezilienca psikologjike, psikologjia organizative, faktorët demografikë, përvoja në punë
Citation
Çafleshi, H. (2025). Ndërlidhja mes kënaqësisë nga puna dhe reziliencës së punëtorëve në kontekstin organizativ kosovar (Punim masteri, Fakulteti i Psikologjisë, Kolegji AAB, Prishtinë)
