EFEKTET E MBËSHTETJES SOCIALE NDËRKOLEGIALE NË SHËNDETIN MENDOR DHE MIRËQENIEN E PUNONJËSVE

No Thumbnail Available

Date

2026-03-25

Journal Title

Journal ISSN

Volume Title

Publisher

AAB College

Abstract

Shëndeti mendor dhe mirëqenia e punonjësve janë bërë shumë të rëndësishme për organizatat, sepse ndikojnë drejtpërdrejt në performancën, motivimin dhe marrëdhëniet në vendin e punës. Ky studim ka pasur për qëllim të analizojë ndikimin e mbështetjes ndërkolegiale në shëndetin mendor dhe mirëqenien e punonjësve. Duke përdorur analizën e korrelacionit dhe regresionit, janë vlerësuar lidhjet midis mbështetjes ndërkolegiale dhe faktorëve si stresi, kënaqësia dhe gjendja psikologjike e punonjësve. Rezultatet treguan se mbështetja ndërmjet kolegëve ka një ndikim pozitiv dhe të rëndësishëm, duke ndihmuar në uljen e stresit dhe përmirësimin e mirëqenies. Gjithashtu, u pa se faktorët si gjinia, niveli i arsimimit dhe përvoja e punës ndikojnë në shëndetin mendor, ku arsimimi dhe përvoja dolën me ndikim më të madh pozitiv. Ky punim thekson rëndësinë e krijimit të një mjedisi pune të bazuar te mbështetja dhe bashkëpunimi ndërmjet kolegëve, duke ndikuar në rritjen e kënaqësisë dhe angazhimit të punonjësve. Studimi sugjeron që organizatat të investojnë në aktivitete dhe trajnime që forcojnë marrëdhëniet ndërkolegiale dhe përmirësojnë kulturën e punës, duke e parë shëndetin mendor si një prioritet strategjik për suksesin afatgjatë.

Description

Keywords

shëndeti mendor, mirëqenia, mbështetja ndërkolegiale, stresi në punë, organizata

Citation

Osmanaj, G. (2025). Efektet e mbështetjes sociale ndërkolegjiale në shëndetin mendor dhe mirëqenien e punonjësve (Punim masteri, Fakulteti i Psikologjisë, Kolegji AAB, Prishtinë)

Collections

Endorsement

Review

Supplemented By

Referenced By