Ndikimi i medias sociale në mirëqenien psikologjike të punonjësve në sektorin e arsimit
No Thumbnail Available
Date
2025-11-24
Authors
Journal Title
Journal ISSN
Volume Title
Publisher
AAB College
Abstract
Ky punim synon të shqyrtojë ndikimin e përdorimit të mediave sociale në mirëqenien psikologjike të mësimdhënësve në sektorin e arsimit, duke analizuar efektet pozitive dhe negative që rrjedhin nga ndërveprimi me këto platforma. Media sociale është bërë pjesë integrale e praktikave profesionale të mësimdhënësve, duke u shërbyer si mjet për komunikim me nxënësit, ndarjen e materialeve mësimore dhe pjesëmarrjen në rrjete profesionale të të nxënit. Nga njëra anë, përdorimi i kontrolluar i saj ndihmon në zhvillimin profesional, rritjen e motivimit dhe krijimin e mbështetjes sociale, duke kontribuar në ndjenjën e përkatësisë dhe kënaqësisë në punë. Nga ana tjetër, përdorimi i pakufizuar dhe i tepruar i mediave sociale është i lidhur me stres të shtuar, lodhje digjitale dhe sfida në ruajtjen e balancës mes jetës profesionale dhe asaj personale. Punimi gjithashtu shqyrton dallimet mes mësimdhënësve që përdorin platformat sociale në mënyrë profesionale dhe atyre që i përdorin për qëllime personale, duke analizuar ndikimin e këtyre qasjeve në produktivitet, motivim dhe shëndet mendor. Rezultatet sugjerojnë se menaxhimi i kujdesshëm i përdorimit të mediave sociale është thelbësor për ruajtjen e mirëqenies psikologjike të mësimdhënësve, ndërkohë që përdorimi i moderuar për qëllime profesionale mund të ofrojë përfitime të konsiderueshme në aspektin e zhvillimit dhe angazhimit arsimor
Description
Keywords
Media sociale, mirëqenie psikologjike, mësimdhënës, zhvillim profesional, stres, shëndet mendor
Citation
Zuka, E. (2025). Ndikimi i medias sociale në mirëqenien psikologjike të punonjësve në sektorin e arsimit (Punim masteri, Kolegji AAB).
