LUFTA SPECIALE DIPLOMATIKE E SERBISË KUNDËR KOSOVËS 2008-2023

No Thumbnail Available

Date

2025-09-23

Journal Title

Journal ISSN

Volume Title

Publisher

AAB College

Abstract

Në këtë punim të temës së diplomës master, do të trajtoj të gjitha aspektet e luftës speciale që ka zhvilluar Serbia në vazhdimësi kundër shqiptarëve, veçanërisht kundër Republikës së Kosovës. Këtu përfshihen sulmet terroriste nga organizatat terroriste ortodokse serbe, spiunazhi serb, si dhe bllokadat ekonomike të vazhdueshme që këto organizata terroriste i kanë imponuar shtetit të Kosovës. Gjithashtu, do të analizoj dëmet e shkaktuara nga Kisha dhe diplomacia serbe ndaj shqiptarëve, të cilat kanë pasur për qëllim ndalimin e ndërkombëtarizimit dhe avancimit të shtetit të Kosovës, duke përdorur të gjitha mekanizmat për ta penguar progresin ndërkombëtar të Kosovës dhe për ta denigruar atë në çdo aspekt. Në këtë punim kam trajtuar edhe gjenezën e shqiptarëve të Kosovës, vjetërsinë e gjuhës shqipe dhe kam demantuar tezën serbe sipas së cilës Kosova është quajtur "Serbia e vjetër". Punimi përfshin gjithashtu definimin shkencor të luftës speciale dhe psikologjike, shërbimin informativ dhe kundër-informativ, pozitën e favorshme të shqiptarëve në kuadër të Perandorisë Osmane, si dhe rolin e shërbimit informativ osman dhe sukseset e tij kundër armiqve të shumtë. Ky punim, i një rëndësie të veçantë, fokusohet kryesisht në luftën speciale diplomatike të Serbisë kundër Kosovës gjatë viteve 2008-2023, duke argumentuar të gjitha format e kësaj lufte. Gjatë kësaj periudhe, Kosova është përballur me sfida të shumta, përfshirë një luftë të ashpër speciale të zhvilluar nga Serbia, sulme terroriste, spiunazh, sabotazhe, presione diplomatike, barriera ekonomike dhe pushtim ekonomik serb. Të gjitha këto kanë karakterizuar këtë periudhë. Përkundër disa sukseseve në shumë fusha, si në nivel vendor ashtu edhe ndërkombëtar, gjatë periudhës 2008-2023, Serbia, përmes rrjetit të saj të spiunazhit të instaluar në Kosovë dhe luftës së ashpër speciale e diplomatike, ka arritur ta kthejë Kosovën në regres dhe të minojë të ardhmen e saj si shtet. Propaganda diplomatike serbe ka ndikuar që Kosova të perceptohet si një vend i brishtë, një vatër krize me potencial të lartë për konflikt, duke penguar investime serioze ndërkombëtare dhe duke e defaktorizuar shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare përmes bllokimit në shumë nisma ndërkombëtare.

Description

LUFTA SPECIALE DIPLOMATIKE E SERBISË KUNDËR KOSOVËS 2008-2023

Keywords

Citation

Qaka, A. (2025). Lufta speciale diplomatike e Serbisë kundër Kosovës 2008–2023 (Punim i masterit). Kolegji AAB, Prishtinë, Kosovë.

Endorsement

Review

Supplemented By

Referenced By