Sylejmani, BlerimMaliqi, Arben2025-07-162025-07-16Sylejmani, B., Maliqi, A., Preniqi, G., & Azizi-Maliqi, F. (2017). Ndikimi i aftësive motorike në suksesin e futbollistëve në regjionin e Gjilanit të moshës 14–16 vjeçare. Thesis, 3, 145–146. Kolegji AAB. https://core.ac.uk/display/238989754https://repository.aab-edu.net/handle/123456789/448Studimi shqyrton ndikimin e aftësive motorike bazike në performancën situacionale të futbollistëve kadet në Gjilan.Hulumtimet mbi ndikimin dhe marrëdhëniet në mes të aftësive bazike - motorike dhe situacionale – motorike është një proces i vazhdueshëm që nxjerr në pah ndikimin e aftësive bazike – motorike në testet situacionale – motorike të futbollistëve të regjionit të Gjilanit, që janë pjesë përbërëse në elitën e futbollit kosovar. Qëllimi kryesor i këtij punimi është përcaktimi i ndikimit të performancës së aftësive motorike në analizën e dy testeve situacionale motorike të futbollistëve kadet. Në mostrën e të hulumtuarve janë përfshirë 98 futbollistë të regjionit të Gjilanit, të kategorisë së kadetëve, të cilët njëherit do të jenë përfaqësues të së ardhmës së futbollit kosovar e më gjerë. Në këtë punim janë hulumtuar ndikimi i disa dimensioneve në hapësirën motorike nga: (forca eksplozive, frekuenca e shpejtësisë së krahëve dhe këmbëve, koordinimit dhe fleksibilitetit) me gjithsej 12 variabla dhe dy testeve të motorikës situacionale (shpejtësisa e udhëheqjes së topit në vijë të drejtë dhe goditjes së topit me kokë). Metoda e aplikuar në këtë punim është analiza regresive, e përpunuar përmes paketës SPSS statistics.otherFutbollistëaftësi motorikekoordinimgoditjeregressionNdikimi i aftësive motorike në suksesin e futbollistëve në regjionin e Gjilanit të moshës 14-16 vjeçareArticle