Ismajli, Ajshe2025-11-202025-11-20Ismajli, A. (2025). Roli i neuromarketingut në sjelljen e konsumatorëve: Rast studimi Zara dhe Office Shoes (Punim masteri). Kolegji AAB.https://repository.aab-edu.net/handle/123456789/944Analizë e ndikimit të neuromarketingut në emocionet dhe sjelljen e konsumatorëve.Qëllimi thelbësor i këtij punimi është të zhvillojë një trajtim të thelluar të konceptit inovativ të neuromarketingut, duke analizuar në detaj rëndësinë e tij jetike për zhvillimin dhe suksesin e qëndrueshëm të kompanive moderne. Për të arritur këtë, punimi nis me një rishikim të gjerë të literaturës shkencore, duke ofruar definicione të qarta dhe shpjegime të detajuara për termat kyç të analizuar. Kjo bazë teorike është thelbësore për të kuptuar parimet themelore mbi të cilat funksionon neuromarketingu dhe ndikimi i tij në psikologjinë e konsumatorit. Pas kësaj pjese teorike, punimi kalon në një segment praktik dhe hulumtues, ku përmes një kombinimi metodologjish si anketat e strukturuara dhe intervistat cilësore, do të analizohet niveli i përfshirjes dhe efektivitetit të marketingut emocional specifikisht në dy kompani të njohura që operojnë në Kosovë: ZARA dhe OFFICE SHOES. Ky studim i rasteve do të ofrojë të dhëna konkrete mbi mënyrën se si këto marka përdorin (ose nuk përdorin) emocionet për të ndikuar te klientët.otherNeuromarketinguEmocionetsjellja e konsumatoritbesnikëria e markësZARAOFFICE SHOES.ROLI I NEUROMARKETINGUT NË SJELLJEN E KONSUMATORËVE, RAST STUDMI ZARA DHE OFFICE SHOESArticle