IMPAKTI I TATIMIT NË PRONË ROLI NË FINANCIMIN E INFRASTRUKTURËS LOKALE

No Thumbnail Available

Date

2026-01-26

Journal Title

Journal ISSN

Volume Title

Publisher

AAB College

Abstract

Ky studim shqyrton ndikimin e tatimit mbi pronën në financimin e infrastrukturës lokale në Komunën e Suharekës, duke analizuar marrëdhëniet midis informimit të qytetarëve, perceptimit mbi përdorimin e fondeve publike dhe rregullsisë së pagesave. Të dhënat u mbledhën përmes pyetësorëve dhe analizave statistikore për periudhën 2021–2023, duke përfshirë analiza korrelacioni dhe regresioni. Rezultatet tregojnë se një pjesë e madhe e qytetarëve është e mirëinformuar mbi tatimin në pronë, me 52% që ndihen shumë të informuar. Ky nivel njohurie ka një ndikim të drejtpërdrejtë në rregullsinë e pagesave, ku 92% e qytetarëve deklarojnë se paguajnë rregullisht, ndërsa korrelacioni mes informimit dhe rregullsisë është i lartë dhe statistikisht i rëndësishëm. Një perceptim pozitiv mbi përdorimin e fondeve publike përforcon besimin dhe gatishmërinë për të paguar, duke u konfirmuar gjithashtu nga analiza e regresionit. Të dhënat sugjerojnë një model tri-dimensional të sjelljes tatimore, ku njohuria rrit besimin, besimi rrit rregullsinë e pagesave, dhe kjo kontribuon në qëndrueshmërinë e të ardhurave dhe mundësinë për realizimin e investimeve kapitale. Studimi nënvizon rëndësinë e përmirësimit të informimit, transparencës dhe administrimit tatimor për të forcuar financimin lokal.

Description

Tatimi në pronë si burim kyç për financimin infrastrukturor lokal.

Keywords

tatimi në pronë, rregullsia e pagesave, informimi qytetar, besimi publik, financimi lokal

Citation

Kuqi, S. (2025). Impakti i tatimit në pronë dhe roli i tij në financimin e infrastrukturës lokale (Punim masteri, Programi Banka, Financa dhe Kontabilitet). Prishtinë, Kosovë.

Collections

Endorsement

Review

Supplemented By

Referenced By