UDHËHEQJA NË INFERMIERINË NGA MËSIMDHËNIA NË PRAKTIKË NË NJË AMBIENT SPITALOR

No Thumbnail Available

Date

2025-11-24

Journal Title

Journal ISSN

Volume Title

Publisher

AAB College

Abstract

Hyrje: Në një ambient spitalor, udhëheqja në infermierinë është thelbësore për ofrimin e kujdesit shëndetësor cilësor dhe për arritjen e rezultateve të përmirësuara për pacientët. Kalimi nga mësimdhënia teorike në praktikë është një fazë kritike për zhvillimin e aftësive udhëheqëse te infermierët. Ndërtimi i kapaciteteve të lidershipit në ambientet shëndetësore, veçanërisht ato multi-profesionale, është një proces i ndërlikuar që kërkon përkushtim institucional. Qëllimi: Të analizojë rolin e lidershipit në infermieri, me fokus te kalimi nga mësimdhënia teorike në praktikën klinike. Punimi synon të theksojë lidershipin si një kompetencë kyçe për infermierët dhe ndikimin e tij në cilësinë e kujdesit ndaj pacientit, bashkëpunimin ndërprofesional dhe përmirësimin e rezultateve në ambientin spitalor. Metodologjia: Për të adresuar pyetjet kërkimore dhe për të arritur qëllimet e këtij punimi është një qasje e integruar metodologjike që përfshin metoda cilësore dhe sasiore. Metodologjia përfshinë hulumtime literaturë, mbledhje të të dhënave përmes pyetësorit dhe analizë statistikore. Rezultatet: Infermierët me arsimim universitar (Bachelor dhe Master) shfaqën nivele më të larta vetëbesimi dhe përfshirjeje në role udhëheqëse, krahasuar me ata me vetëm certifikim profesional. Të dhënat mbështesin hipotezën se lidershipi luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin profesional të infermierëve, duke ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në performancën dhe sjelljen e tyre në ambientin spitalor. Përfundimi: Të dhënat e këtij studimi treguan se të gjithë pjesëmarrësit ishin të angazhuar në sjellje lidershipi si: motivimi i kolegëve, ndihma në zhvillimin profesional të tjerëve, festimi i sukseseve të ekipit, dëgjimi aktiv dhe mbështetja në kohë të vështira. Këto tipare janë në përputhje me karakteristikat e lidershipit transformues.

Description

Qëllimi i këtij punimi është të analizojë rolin e lidershipit në infermieri, me fokus te kalimi nga mësimdhënia teorike në praktikën klinike.

Keywords

Lidershipi në infermieri, organizatat shëndetësore, edukimi infermieror

Citation

Bilkizare, Sherifi (2025) Udhëheqja Në Infermierinë Nga Mësimdhënia Në Praktikë Në Një Ambient Spitalor (Punim Masteri). Kolegji AAB.

Collections

Endorsement

Review

Supplemented By

Referenced By