Zbatimi i SNRF-ve në raportimin financiar nga shoqëritë tregtare në Kosovë: një studim intervistues

No Thumbnail Available

Date

2025-11-21

Journal Title

Journal ISSN

Volume Title

Publisher

AAB College

Abstract

Në një treg ekonomik gjithnjë e më të globalizuar, raportimi financiar i standardizuar është thelbësor për transparencën dhe besueshmërinë e informacionit financiar. Në këtë kontekst, zbatimi i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF) paraqet një hap të rëndësishëm për bizneset në Kosovë, veçanërisht për ato të mëdha që kërkojnë të jenë konkuruese dhe të përputhshme me praktikat ndërkombëtare. Qëllimi i këtij punimi është të analizojë njohuritë dhe qëndrimet e menaxherëve të bizneseve dhe kontabilistëve të certifikuar në lidhje me zbatimin e SNRF-ve, si dhe të vlerësojë ndikimin e tyre në raportimin financiar dhe vendimmarrjen strategjike. Studimi është realizuar përmes një qasjeje empirike dhe sasiore, duke përfshirë pyetësorë dhe intervista me 10 përfaqësues të bizneseve më të mëdha në vend. Përzgjedhja është bërë duke pasur parasysh strukturat e tyre të qarta të raportimit financiar dhe praninë e kontabilistëve të certifikuar, të cilët ofrojnë njohuri të detajuara për zbatimin e standardeve ndërkombëtare. Analiza e të dhënave nxori në pah një gamë të gjerë përceptimesh mbi rëndësinë dhe sfidat e zbatimit të SNRF-ve. Rezultatet tregojnë se këto standarde kontribuojnë ndjeshëm në rritjen e transparencës dhe besueshmërisë së raportimit financiar, por gjithashtu nënvizojnë nevojën për trajnim të vazhdueshëm dhe mbështetje institucionale. Ky hulumtim thekson se raportimi sipas SNRF-ve përmirëson vendimmarrjen strategjike të kompanive dhe rrit besimin e palëve të interesuara, duke theksuar rëndësinë e harmonizimit të praktikave financiare në nivel kombëtar dhe ndërkombëtarë.

Description

Studim mbi zbatimin e SNRF-ve dhe ndikimin në transparencën financiare.

Keywords

SNRF-të, Zbatimi i SNRF-ve në Kosovë, Raportimi financiar, Transparenca, Vendimmarrja strategjike.

Citation

Gashi, K. (2025). Zbatimi i SNRF-ve në raportimin financiar nga shoqëritë tregtare në Kosovë: Një studim intervistues (Punim masteri). Kolegji AAB.

Collections

Endorsement

Review

Supplemented By

Referenced By