Roli i strategjive të çmimit në ndikimin e performances financiare të bizneseve të vogla: Një studim në sektorin e shërbimeve dhe tregëtisë
No Thumbnail Available
Date
2025-12-30
Authors
Journal Title
Journal ISSN
Volume Title
Publisher
AAB College
Abstract
Ky punim trajton rolin e strategjive të çmimit në ndikimin e performancës financiare të bizneseve të vogla, me fokus të veçantë në sektorin e shërbimeve dhe tregtisë në Kosovë. Çmimi konsiderohet një ndër faktorët më të rëndësishëm të konkurrueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së bizneseve, por shpesh menaxhohet në mënyrë intuitive, pa përdorur mekanizma të strukturuar. Qëllimi i studimit është të analizojë lidhjen midis strategjive të çmimit dhe indikatorëve financiarë si të ardhurat, fitimi neto, qarkullimi dhe likuiditeti, duke identifikuar gjithashtu sfidat dhe mundësitë që bizneset hasin në procesin e vendosjes së çmimeve. Metodologjia e përdorur është e përzier (mixed methods), duke kombinuar një pyetësor të strukturuar me 110 biznese të vogla dhe intervista gjysmë të strukturuara me 15 pronarë dhe menaxherë. Rezultatet tregojnë se strategjitë e çmimeve kanë ndikim të drejtpërdrejtë në performancën financiare, duke kontribuar në rritjen e të ardhurave dhe përmirësimin e kënaqësisë së pronarëve me rezultatet ekonomike. Faktorët që ndikojnë më shumë në vendimmarrjen e çmimeve janë kostot operative, konkurrenca dhe kërkesa e tregut, ndërsa sfidat kryesore përfshijnë mungesën e të dhënave të sakta, presionin konkurrues dhe rezistencën e klientëve ndaj ndryshimeve të çmimeve. Gjetjet theksojnë se përdorimi i strategjive fleksibile dhe i teknologjisë analitike ndihmon në marrjen e vendimeve më të informuara dhe rritjen e konkurrueshmërisë. Studimi konkludon se menaxhimi efektiv i çmimeve përfaqëson një faktor kyç për qëndrueshmërinë financiare dhe zhvillimin afatgjatë të bizneseve të vogla në një mjedis ekonomik gjithnjë e më dinamik.
Description
Analizon ndikimin e strategjive të çmimit në performancën financiare biznesore.
Keywords
Strategjitë e çmimit, bizneset e vogla, performanca financiare, konkurrueshmëria, sektori i shërbimeve dhe tregtisë.
Citation
Kiqina, F. (2025). Roli i strategjive të çmimit në ndikimin e performancës financiare të bizneseve të vogla: Një studim në sektorin e shërbimeve dhe tregtisë [Punim masteri, Kolegji AAB]. Prishtinë.
