MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE DHE IMPLEMENTIMI I TEKNOLOGJISË NË MENAXHIMIN E PACIENTËVE NË RADIOTERAPI
No Thumbnail Available
Date
2025-11-24
Authors
Journal Title
Journal ISSN
Volume Title
Publisher
AAB College
Abstract
Ky studim synon të analizojë ndikimin e përdorimit të teknologjisë informative dhe komunikuese në menaxhimin e burimeve njerëzore në departamentin e radioterapisë, duke u përqendruar në perceptimet dhe përvojat e profesionistëve shëndetësorë në këtë fushë. Me avancimin e teknologjisë në mjekësi, radioterapia si disiplinë komplekse dheshumëdimensionale përballet me sfida të reja në aspektin organizativ dheoperacional, ku efikasiteti, koordinimi dhe menaxhimi adekuat i stafit bëhen elemente kritike për ofrimin e kujdesit cilësor shëndetësor ndaj pacientëve. Metodologjia e studimit përfshin një qasje të kombinuar, duke përdorur pyetësorin e strukturuar për mbledhjen e të dhënave sasiore dhe intervista të thelluara për të dhënat cilësore. Të dhënat janë analizuar përmes metodave statistikore dhe analizës tematike, duke mundësuar një sinbiozë më të plotë të marrëdhënies midis teknologjisë dhe faktorëve njerëzorë në radioterapi. Rezultatet tregojnë se faktorët si, pozicioni në departament, përvoja profesionale, trajnimet, dhe qasja ndaj teknologjisë ndikojnë ndjeshëm në perceptimin e stafit lidhur me ngarkesën e punës, koordinimin ndërmjet ekipeve dhe efikasitetin e përdorimit të teknologjisë. Identifikohen gjithashtu sfida identifikohen edhe mirëmbajtja teknike dhe nevoja për trajnime të
vazhdueshme. Ky studim ofron njohuri të vlefshme për institucionet shëndetësore dhe vendimmarrësit në fushën e shëndetësisë, duke sugjeruar ndërhyrje konkrete për përmirësimin e menaxhimit të burimeve njerëzore dhe integrimin më efektiv të teknologjisë në kujdesin shëndetësor. Rekomandimet në fund të punimit mund të ndihmojnë në rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe mirëqenies së stafit dhe pacientëve në sistemin shëndetësor.
Description
Shqyrtimi dhe analizimi i burimeve njerëzore në fushën e radioterapisë dhe ndikimin e teknologjisë në proceset e menaxhimit të pacientëve.
Keywords
Menaxhimi, burimet njerzore, kujdesi shëndetësor, teknologjia, radioterapia.
Citation
Dushi, Rexhep (2025) Menaxhimi i burimeve njerëzore dhe implementimi i teknologjisë në menaxhimin e pacientëve në radioterapi (Punim Masteri). Kolegji AAB.
