NDIKIMI I SHPENZIMEVE PUBLIKE LOKALE NË ZHVILLIMIN EKONOMIK TË PËRGJITHSHËM KOMUNAL RAST STUDIMI: KOMUNA E MITROVICËS SË JUGUT

No Thumbnail Available

Date

2025-11-21

Journal Title

Journal ISSN

Volume Title

Publisher

AAB College

Abstract

Ky hulumtim ka për qëllim të analizojë ndikimin e shpenzimeve publike lokale në zhvillimin ekonomik të Komunës së Mitrovicës së Jugut për periudhën 2019-2023. Shpenzimet publike lokale, që përfshijnë investimet në infrastrukturë, arsim, shëndetësi dhe mbështetje për bizneset lokale, janë faktorë kyç në nxitjen e zhvillimit ekonomik të rajonit. Ky studim thekson se investimet e bëra në këto fusha janë të lidhura drejtpërdrejt me përmirësimin e kushteve të jetesës, rritjen e mundësive për punësim, dhe zhvillimin e kapaciteteve të kapitalit njerëzor. Në kontekstin e Komunës së Mitrovicës së Jugut, hulumtimi shqyrton si këto shpenzime ndikojnë në treguesit ekonomikë, përfshirë rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), të ardhurat mesatare për frymë dhe nivelin e papunësisë. Përmes metodes së kombinuar sasiore dhe cilësore, ky studim përdor analiza statistikore të të dhënave buxhetore të komunës për periudhën 2019-2023 dhe intervista me tre zyrtarët komunalë dhe tre përfaqësuesit e bizneseve lokale, për të vlerësuar efektet e investimeve të bëra në sektorët kryesorë. Rezultatet e kërkimit sugjerojnë se investimet në infrastrukturë dhe sektorët socialë (arsim, shëndetësi) kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e produktivitetit dhe krijimin e mundësive të reja ekonomike për qytetarët. Megjithatë, hulumtimi tregon se efektiviteti i këtyre investimeve varet nga menaxhimi i duhur i burimeve dhe alokimi i fondeve për projekte prioritare. Ky projekt synon të kontribuojë në zhvillimin e rekomandimeve për përmirësimin e politikave publike dhe menaxhimin e shpenzimeve lokale, duke ofruar një pasqyrë të qartë mbi mundësitë dhe sfidat e menaxhimit të shpenzimeve publike në nivele lokale. Rezultatet e këtij studimi mund të shërbejnë si bazë për politikat e ardhshme, duke promovuar një qasje të balancuar dhe strategjike për përdorimin e burimeve publike, me qëllim që të krijohet një ekonomi lokale më e qëndrueshme dhe me mundësi të rritura për qytetarët.

Description

Analizë e ndikimit të shpenzimeve publike lokale në zhvillimin ekonomik komunal.

Keywords

shpenzime publike lokale, zhvillim ekonomik, infrastruktura, Mitrovica e Jugut, investime në arsim

Citation

Peci Shala, M. (2025). Ndikimi i shpenzimeve publike lokale në zhvillimin ekonomik të përgjithshëm komunal: Rast studimi – Komuna e Mitrovicës së Jugut (Punim masteri). Kolegji AAB.

Collections

Endorsement

Review

Supplemented By

Referenced By