AUDITIMI I BRENDSHËM DHE NDIKIMI I TIJ NË PËRMIRËSIMIN E RAPORTIMIT FINANCIAR - RAST STUDIMI: KOMUNA E GJILANIT
No Thumbnail Available
Date
2025-11-21
Authors
Journal Title
Journal ISSN
Volume Title
Publisher
AAB College
Abstract
Ky punim shqyrton ndikimin e auditimit të brendshëm në përmirësimin e raportimit financiar në Komunën e Gjilanit gjatë periudhës 2017-2021. Objektivi kryesor i këtij hulumtimi është vlerësimi i efikasitetit të auditimit të brendshëm dhe ndikimi i tij në rritjen e transparencës dhe saktësisë së pasqyrave financiare. Për të arritur këtë qëllim, janë përdorur metoda të ndryshme, përfshirë analizën e raporteve vjetore të komunës, metodën deskriptive për shpjegimin e koncepteve dhe funksionit të auditimit të brendshëm, si dhe një pyetësor me auditorin e brendshëm të Komunës së Gjilanit për të mbledhur informacione të detajuara. Rezultatet kanë treguar se auditimi i brendshëm ka luajtur një rol të rëndësishëm në identifikimin e mangësive dhe gabimeve në pasqyrat financiare, si dhe në sigurimin e përputhshmërisë me ligjet dhe rregulloret përkatëse. Megjithatë, janë evidentuar disa çështje që kërkojnë përmirësim, përfshirë pasaktësitë në klasifikimin e transaksioneve dhe mungesën e një paraqitjeje të qartë të pasurive dhe detyrimeve. Ky punim sygjeron se një mbikëqyrje më e fuqishme dhe një përmirësim në proceset e auditimit mund të kontribuojnë në përmirësimin e raportimit financiar dhe rritjen e besueshmërisë së pasqyrave financiare të komunës.
Description
Analizë e rolit të auditimit të brendshëm në transparencën dhe raportimin financiar.
Keywords
auditim i brendshëm, efektivitet, raportimi financiar, procedura.
Citation
Zejnullahu, M. (2025). Auditimi i brendshëm dhe ndikimi i tij në përmirësimin e raportimit financiar: Rast studimi – Komuna e Gjilanit (Punim masteri). Kolegji AAB.
