ADAPTIMI I STANDARDEVE NDËRKOMBËTARE TË RAPORTIMIT FINANCIAR PËR NVM-TË NË KOSOVË: NIVELI I ZBATIMIT, PENGESAT DHE EFEKTET NË RAPORTIMIN FINANCIAR

No Thumbnail Available

Date

2026-09-10

Journal Title

Journal ISSN

Volume Title

Publisher

AAB College

Abstract

Ky studim trajton adaptimin e Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (SNRF për NVM) në Kosovë, me fokus në sfidat, përfitimet dhe ndikimin e tyre në raportimin financiar të ndërmarrjeve. Në kushtet e rritjes së kërkesave për transparencë dhe harmonizim të informacionit financiar, zbatimi i këtyre standardeve paraqet një çështje të rëndësishme për zhvillimin dhe besueshmërinë e NVM-ve. Qëllimi i studimit është të vlerësojë nivelin e zbatimit të SNRF-ve në NVM-të në Kosovë, si dhe të analizojë faktorët që ndikojnë në këtë proces, përfshirë kapacitetet profesionale, kostot, qasjen në financim dhe përputhshmërinë me legjislacionin tatimor. Për realizimin e studimit është përdorur qasje kuantitative, përmes një pyetësori të strukturuar të administruar me 150 respondentë të lidhur me raportimin financiar dhe menaxhimin e NVM-ve në Kosovë. Rezultatet tregojnë se ndërmarrjet shprehin përgjithësisht qëndrim pozitiv ndaj zbatimit të SNRF-ve, duke i perceptuar ato si të dobishme për rritjen e transparencës dhe përmirësimin e imazhit financiar. Megjithatë, niveli i zbatimit të plotë mbetet i kufizuar për shkak të mungesës së stafit të specializuar, kostove të përshtatjes, mungesës së një strategjie të qartë të brendshme dhe mospërputhjeve të pjesshme me kërkesat tatimore në Kosovë. Gjetjet sugjerojnë gjithashtu se përfitimet e raportimit sipas SNRF-ve në qasjen në financim perceptohen pozitivisht, por jo gjithmonë shoqërohen me zbatim të plotë praktik. Mesatarja e indeksit të zbatimit të SNRF-ve (Index_H1) ishte M=3,6417, ndërsa analiza One-Way ANOVA nuk tregoi dallime statistikisht domethënëse sipas madhësisë së ndërmarrjes (p.sh. për Index_H4: F (2,147) =1.143, p=0.322). Duhet theksuar se të dhënat janë të bazuara në vetë-raportim dhe reflektojnë perceptimet e respondentëve; rrjedhimisht, rezultatet interpretohen si evidencë perceptuese dhe jo si matje objektive e zbatimit. Studimi përfundon se adaptimi i SNRF-ve në NVM-të në Kosovë mbetet një proces me potencial të lartë, por që kërkon më shumë mbështetje institucionale, trajnim profesional dhe harmonizim më të madh ndërmjet raportimit financiar dhe atij tatimor

Description

Keywords

Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, SNRF për NVM, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, raportim financiar, transparencë, besueshmëri, financim, legjislacion tatimor, Kosovë.

Citation

Nura, M. (2026). Adaptimi i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për NVM-të në Kosovë: Niveli i zbatimit, pengesat dhe efektet në raportimin financiar [Punim masteri, Kolegji AAB]

Collections

Endorsement

Review

Supplemented By

Referenced By