Ndikimi i influencuesve ne produktet e konsumit, rast studimi kompania Princ Kafe-Kosovë
No Thumbnail Available
Date
2025-12-05
Authors
Journal Title
Journal ISSN
Volume Title
Publisher
AAB College
Abstract
Marketingu i zhvilluar përmes influencuesve nga viti në vit po bëhet një nga strategjitë dhe modelet më të mira në krijimin e imazhit të markës në kohën e epokës digjitale. Në mjedisin bashkëkohor të marketingut digjital, influencuesit janë bërë një faktor kyç në mënyrën se si kompanitë komunikojnë me konsumatorët dhe ndërtojnë identitetin e tyre të markës.
Influencuesit e angazhuar në marketingun digjital synojnë të përforcojnë komunikimin me konsumatorët, të rrisin bashkëpunimin dhe besueshmërinë e klientëve në raport me veprimet e blerjes së produkteve.
Rezultatet e studimit tregojnë se bashkëpunimet me influencues që reflektojnë autenticitet dhe përputhje me vlerat e markës, ndikojnë ndjeshëm në qëndrimet pozitive të konsumatorëve dhe në rritjen e ndërgjegjësimit për produktet. Për më tepër, ndikimi është më i theksuar te grupmoshat e reja, të cilat janë më aktive në platformat digjitale dhe më të ndjeshme ndaj përmbajtjes së krijuar nga influencuesit.
Studimi përfundon se përdorimi strategjik i marketingut të influencuesve mund të jetë një mjet i fuqishëm për ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me konsumatorët dhe për rritjen e konkurencës së produkteve vendore në tregun kosovar.
Description
Studim mbi efektin e influencuesve digjitalë në sjelljen e konsumatorëve kosovarë.
Keywords
Influencues digjitalë, marketing digjital, sjellje e konsumatorit, Princ Kafe, Kosovë.
Citation
Ferati, I. (2025). Ndikimi i influencuesve në produktet e konsumit: Rast studimi kompania Princ Kafe – Kosovë (Punim masteri). Fakulteti Ekonomik, Kolegji AAB.
