Ndikimi i raporteve financiare në vendimmarrjen menaxheriale :Rast Studimi :NVM-të Kosovë

No Thumbnail Available

Date

2026-09-10

Journal Title

Journal ISSN

Volume Title

Publisher

AAB College

Abstract

Ky studim trajton rolin e raporteve financiare në procesin e vendimmarrjes në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në Kosovë, duke analizuar se si informacioni financiar ndikon në cilësinë e vendimeve menaxheriale, planifikimin strategjik dhe performancën e përgjithshme të ndërmarrjeve. Qëllimi kryesor i hulumtimit ishte të vlerësohet niveli i përdorimit të raporteve financiare dhe ndikimi i tyre në vendimmarrje, si dhe të testohen faktorët që ndikojnë në këtë proces. Në aspektin metodologjik, studimi është realizuar përmes qasjes kuantitative, duke përdorur pyetësor të strukturuar me shkallë Likert. Mostra përbëhet nga 148 respondentë nga NVM të ndryshme në Kosovë. Për analizën e të dhënave janë përdorur statistikat deskriptive (mesatarja dhe devijimi standard), analiza e korrelacionit Pearson për testimin e hipotezave dhe analiza ANOVA për vlerësimin e dallimeve sipas karakteristikave demografike. Rezultatet deskriptive tregojnë një nivel të lartë përdorimi dhe vlerësimi të raporteve financiare, ku shumica e respondentëve i konsiderojnë ato të rëndësishme për vendimmarrje dhe planifikim strategjik. Rezulton se transparenca financiare dhe analiza e pasqyrave financiare kontribuojnë në përmirësimin e performancës dhe konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve. Testimi i hipotezave me Pearson Correlation ka treguar se të gjitha hipotezat pranohen. Hipoteza e parë konfirmon se përdorimi i raporteve financiare lidhet pozitivisht me vendimmarrje më të informuar (r = 0.694 – 0.769; p < 0.01). Hipoteza e dytë tregon se raportimi dhe analiza financiare lidhen me performancë më të mirë strategjike dhe konkurrueshmëri më të lartë (r = 0.689 – 0.781; p < 0.01). Ndërsa hipoteza e tretë vërteton se njohuritë dhe trajnimet financiare ndikojnë në rritjen e përdorimit të raporteve financiare dhe në uljen e vendimmarrjes intuitive (r = 0.632 – 0.743; p < 0.01). Analiza ANOVA ka treguar se ekzistojnë dallime statistikisht të rëndësishme në përdorimin e raporteve financiare sipas gjinisë, moshës, nivelit të arsimit, pozitës në ndërmarrje, përvojës në menaxhim dhe madhësisë së ndërmarrjes (p < 0.05). Studimi konstaton se raportet financiare luajnë rol të rëndësishëm në përmirësimin e vendimmarrjes dhe performancës së NVM-ve në Kosovë. Përdorimi i tyre i rregullt, analiza e duhur dhe rritja e njohurive financiare të menaxherëve janë faktorë kyç për vendimmarrje më efektive dhe më të informuar.

Description

Keywords

Raporte financiare, vendimmarrje menaxheriale, NVM në Kosovë, analiza financiare, performanca e ndërmarrjes, planifikimi strategjik, njohuri financiare, raportimi financiar, menaxhim biznesi

Citation

Veseli Neziri, B. (2026). Ndikimi i raporteve financiare në vendimmarrjen menaxheriale: Rast studimi – NVM-të në Kosovë [Punim Masteri, Kolegji AAB]

Collections

Endorsement

Review

Supplemented By

Referenced By