Efiçenca e menaxhimit të Trustit Pensional të Kosovës

No Thumbnail Available

Date

2026-01-26

Journal Title

Journal ISSN

Volume Title

Publisher

AAB College

Abstract

Ky studim vlerëson efiçencën e menaxhimit të Trustit Pensional të Kosovës (KPST) në dy dimensione të ndërlidhura: (i) financiar – nëpërmjet analizës së rendimenteve, kostove dhe strukturës së portofolit; dhe (ii) operacional – përmes vlerësimit të proceseve, transparencës dhe koordinimit ndërinstitucional. Empirikisht, punimi mbështetet në pasqyrat vjetore të audituara të KPST-së për periudhën 2014–2024 (Pension Assets dhe Operations), si dhe në dokumentacionin ligjor-rregullator dhe literaturën bashkëkohore mbi fondet e pensioneve, eficiencën e kostos dhe stabilitetin financiar. Metodologjikisht, përdoret një qasje e përzier (mixed-methods): (1) analizë kuantitative me tregues si rendimenti mesatar aritmetik/gjeometrik, devijimi standard, raporti i kostos ndaj AUM dhe analiza e rrjedhave neto; si dhe, kur e lejojnë të dhënat, krahasime orientuese me benchmark-e; (2) analizë kualitative e kornizës institucionale, praktikave të qeverisjes dhe mekanizmave të llogaridhënies. Rezultatet pritet të ofrojnë një vlerësim të integruar të “value-formoney” për kontribuesit, të identifikojnë faktorët që shpjegojnë variacionet e performancës ndër vite, si dhe të evidentojnë hapësirat për optimizim të kostove, diversifikim më të qëndrueshëm të portofolit dhe rritje të transparencës operacionale. Kontributi i studimit qëndron në ndërtimin e një kornize praktike të matjes së eficiencës për një skemë të tipit DC në një treg në zhvillim, me rekomandime të zbatueshme si për menaxhimin e KPST-së, ashtu edhe për politikëbërësit.

Description

Vlerësim financiar dhe operacional i efikasitetit të KPST-së, 2014–2024.

Keywords

fonde pensionale, eficiencë, rendiment, kosto, AUM, qeverisje, stabilitet financiar, Kosovë, KPST

Citation

Rexhepi, E. (2025). Efiçenca e menaxhimit të Trustit Pensional të Kosovës (Tezë masteri, Kolegji AAB, Fakulteti Ekonomik). Prishtinë, Kosovë.

Collections

Endorsement

Review

Supplemented By

Referenced By