ROLI I SISTEMVE TË INFORMACIONIT SHËNDETËSORË NË PËRMIRËSIMIN E CILËSISË SË KUJDESIT SHËNDETËSOR NË INSITUCIONET SHËNDETËSORE TË PRIZRENIT DHE SUHAREKËS
No Thumbnail Available
Date
2026-03-31
Authors
Journal Title
Journal ISSN
Volume Title
Publisher
AAB College
Abstract
Në dekadat e fundit, zhvillimet teknologjike kanë transformuar në thelb mënyrën se si organizohet dhe ofrohet kujdesi shëndetësor. Sistemet e Informacionit Shëndetësor (SISH) luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në modernizimin dhe përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor. Ky punim ka për qëllim të analizojë ndikimin e përdorimit të SISH në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, me fokus të veçantë në institucionet shëndetësore të Prizrenit dhe Suharekës. Përmes një qasjeje analitike dhe krahasuese, hulumtimi shqyrton mënyrën se si këto sisteme kontribuojnë në përmirësimin e efikasitetit operacional në këto komuna, saktësinë e të dhënave mjekësore dhe në rritjen e sigurisë dhe kënaqshmërisë së pacientëve. Janë analizuar sfidat dhe përfitimet e implementimit të SISH në kontekstin lokal të këtyre komunave, përfshirë edhe faktorët që ndikojnë në suksesin ose pengesat në përdorimin efektiv të tyre. Megjithëse ka përparime të dukshme, rezultatet sugjerojnë se nevojiten investime të mëtejshme në infrastrukturë, trajnim profesional dhe integrim i plotë të sistemeve për të maksimizuar përfitimet e tyre Ky studim ofron rekomandime konkrete për përmirësimin e mëtejshëm të përdorimit të SISH në institucionet shëndetësore të komunave Prizren dhe Suharekë.
Description
Ky studim analizon ndikimin e Sistemeve të Informacionit Shëndetësor (SISH) në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në institucionet e Prizrenit dhe Suharekës. Rezultatet tregojnë se përdorimi i SISH rrit efikasitetin operacional, saktësinë e të dhënave dhe sigurinë dhe kënaqshmërinë e pacientëve. Megjithatë, studimi evidenton nevojën për investime shtesë në infrastrukturë, trajnime profesionale dhe integrim të plotë të sistemeve për të maksimizuar përfitimet. Rekomandimet përfshijnë përmirësimin e përdorimit të SISH dhe fuqizimin e stafit për menaxhimin efektiv të të dhënave shëndetësore.
Keywords
Sistemet e informacionit shëndetësor, kujdesi shëndetësor, transformim digjital, teknologjia në shëndetësi, menaxhimi të dhënave shëndetësore.
Citation
Hasanbasha, E. (2025). Roli i sistemeve të informacionit shëndetësor në përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor në institucionet shëndetësore të Prizrenit dhe Suharekës (Master’s thesis, Fakulteti i Shkencave Shëndetësore, Programi: Menaxhim Shëndetësor)Kolegji AAB
