Ndikimi i faktorëve të marketingut digjital tek Sjellja e Konsumatorëve

No Thumbnail Available

Date

2026-03-17

Journal Title

Journal ISSN

Volume Title

Publisher

AAB College

Abstract

Sot, me zhvillimin e teknologjisë dhe përdorimin e mediave sociale, faktorët e marketingut digjital kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në procesin e vendimarrjes të konsumatorëve. Qëllimi i këtij punimi kërkimor është të analizojë ndikimin e faktorëve të marketingut digjital në sjelljen e konsumatorëve, duke vlerësuar se si chatbot-et, sponsorizimet dhe fuqia e influencuesve ndikojnë në perceptimin dhe sjelljen e konsumatorëve, si dhe në procesin e blerjeve. Metodologjia e përdorur në këtë studim përfshin një kombinim të të dhënave primare dhe sekondare. Të dhënat sekondare do të merren nga një pyetësor, ku rezultatet do të përpunohen me ndihmën e programit SPSS, ndërsa të dhënat primare do të grumbullohen nga artikuj të ndryshëm, blogje, revista, analiza uebi, libra dhe punime shkencore. Këto burime do të kontribuojnë në realizimin e suksesshëm të punimit, duke nxjerrë rezultate, konkluzione dhe rekomandime lidhur me përdorimin e agjentëve të komunikimit nga ndërmarrjet në Kosovë. Rezultatet kanë treguar se me rritjen e përdorimit të mediave sociale, metodat e influencimit kanë një ndikim më të madh në sjelljen e konsumatorëve. Po ashtu, përdorimi i chatbot-ëve dhe sponsorizimeve ka bërë që shërbimi ndaj klientëve të jetë më i lehtë dhe më i shpejtë, duke pasur një ndikim të theksuar pozitiv në sjelljen e konsumatorëve. Origjinaliteti i këtij studimi qëndron në përdorimin dhe rritjen e mundësive për përdorimin e faktorëve të marketingut digjital nga ndërmarrjet, si dhe vetëdijesimin mbi rëndësinë e këtyre mjeteve, duke pasur parasysh se tregu është rritur ndjeshëm në vitet e fundit në këtë drejtim.

Description

Analizon ndikimin e chatbotëve, sponsorizimeve dhe influencerëve në sjelljen konsumatore.

Keywords

Faktorët e marketingut dixhital, Chatbot, Sponsoret, Influenceret, Sjellja e Konsumatorit

Citation

Berisha, A. (2025). Ndikimi i faktorëve të marketingut digjital tek sjellja e konsumatorëve (Punim masteri). Kolegji AAB, Fakulteti Ekonomik.

Collections

Endorsement

Review

Supplemented By

Referenced By