RËNDESIA E LIDERSHIPIT NË MOTIVIMIN E PUNËTORËVE – RAST STUDIMI BANKA “PRIBANK”
No Thumbnail Available
Date
2026-03-17
Authors
Journal Title
Journal ISSN
Volume Title
Publisher
AAB College
Abstract
Ky punim ka për qëllim të analizojë ndikimin e stileve të lidershipit në motivimin e punonjësve, duke u fokusuar në rastin studimor të bankës “PriBank”. Në kushtet e një mjedisi bankar gjithnjë e më konkurrues dhe dinamik, lidershipi konsiderohet një faktor kyç në rritjen e angazhimit, kënaqësisë dhe performancës së stafit. Studimi synon të shqyrtojë rolin e lidershipit transformues, transaksional dhe demokratik në nxitjen e motivimit të punëtorëve, si dhe ndikimin e perceptimit të tyre ndaj menaxhmentit. Metodologjia e përdorur në këtë hulumtim bazohet në qasjen sasiore, përmes përdorimit të një pyetësori dixhital të shpërndarë te punonjësit e bankës “PriBank”. Të dhënat e mbledhura janë analizuar me ndihmën e programeve statistikore SPSS dhe Excel, duke u fokusuar në analizën përshkruese dhe regresionin e shumëfishtë. Mostra përfshiu 18 respondentë nga nivele të ndryshme organizative, duke siguruar një pasqyrë gjithëpërfshirëse mbi perceptimet e stafit. Rezultatet e analizës tregojnë se ekziston një lidhje shumë e fortë pozitive ndërmjet stileve të lidershipit dhe motivimit të punonjësve (R = 0.835; R² = 0.697). Stili transformues dhe ai transaksional rezultuan me ndikim të konsiderueshëm pozitiv në rritjen e motivimit, ndërsa lidershipi demokratik shfaqi një ndikim më të moderuar. Po ashtu, perceptimi i punëtorëve ndaj lidershipit dhe ambientit organizativ doli të jetë një nga faktorët më të rëndësishëm në nxitjen e motivimit dhe përkushtimit institucional. Gjetjet dëshmojnë se komunikimi i qartë, mbështetja profesionale, njohja e kontributit dhe drejtësia organizative luajnë rol thelbësor në krijimin e një klime pozitive pune. Në përfundim, studimi konstaton se lidershipi efektiv përbën një instrument strategjik për përmirësimin e motivimit dhe performancës së punonjësve në sektorin bankar. Punimi ofron rekomandime praktike për drejtuesit e institucioneve financiare në drejtim të forcimit të stileve transformuese dhe të komunikimit të hapur, me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm organizativ.
Description
Analizon ndikimin e stileve të lidershipit në motivimin e punonjësve.
Keywords
Lidership, Motivim, Bankë, Performancë, Menaxhim.
Citation
Namligjiu, A. (2026). Rëndësia e lidershipit në motivimin e punëtorëve – Rast studimi banka “PriBank” (Punim masteri). Kolegji AAB, Fakulteti Ekonomik.
