Përputhshmëria e aftësive të studentëve me kërkesat e tregut të punës në Kosovë, rast studimor: Kolegji AAB & Universiteti i Prishtinës
No Thumbnail Available
Date
2025-12-30
Authors
Journal Title
Journal ISSN
Volume Title
Publisher
AAB College
Abstract
Ky punim ka për qëllim të analizojë përputhshmërinë e aftësive të studentëve me kërkesat e tregut të punës në Kosovë, duke marrë si raste studimore Kolegjin AAB dhe Universitetin e Prishtinës. Në një treg pune në zhvillim dhe me sfida të theksuara si papunësia e të rinjve dhe mungesa e profileve të përshtatshme për sektorin privat, ky studim synon të evidentojë boshllëqet ekzistuese ndërmjet përgatitjes akademike dhe realitetit të tregut të punës.
Përmes një metodologjie të kombinuar, me pyetësor dhe analizë të literaturës, janë identifikuar sfida kyçe si mungesa e praktikave profesionale, orientimi i dobët për karrierë, mospërputhja e kurrikulave me nevojat reale të tregut, si dhe mungesa e aftësive praktike dhe digjitale ndërdisiplinare. Të dhënat e mbledhura tregojnë se shumica e studentëve ndihen të papërgatitur për punësim dhe kërkojnë më shumë trajnime praktike dhe bashkëpunim të drejtpërdrejtë ndërmjet universiteteve dhe bizneseve.
Punimi përfundon me një sërë rekomandimesh konkrete që përfshijnë rishikimin e kurrikulave, futjen e praktikave të detyrueshme, ofrimin e moduleve për aftësi të buta dhe teknologjike, si dhe ndërtimin e mekanizmave funksionalë për bashkëpunim ndërinstitucional. Studimi synon të kontribuojë në përmirësimin e politikave arsimore dhe të ndihmojë në zvogëlimin e hendekut ndërmjet arsimit dhe tregut të punës në Kosovë.
Description
Analizon hendekun midis arsimit të lartë dhe tregut kosovar.
Keywords
tregu i punës, aftësi të studentëve, arsimi i lartë, praktikë profesionale, përputhshmëri, Kosovë.
Citation
Kastrati, K. (2025). Përputhshmëria e aftësive të studentëve me kërkesat e tregut të punës në Kosovë: Rast studimor Kolegji AAB dhe Universiteti i Prishtinës [Punim masteri, Kolegji AAB & Universiteti i Prishtinës]. Prishtinë.
