EFEKTI I TRAJNIMEVE NË ZHVILLIMIN E PUNONJËSVE - Rasti i NLB Banka sh.a. Prishtinë
No Thumbnail Available
Date
2025-11-21
Authors
Journal Title
Journal ISSN
Volume Title
Publisher
AAB College
Abstract
Ky studim ka për qëllim të vlerësojë efektivitetin e trajnimeve në zhvillimin profesional të punonjësve dhe në përmirësimin e performancës organizative, duke marrë si rast studimi NLB Banka SH.A. Prishtina. Në fokus të analizës është përshtatja e programeve trajnuese me nevojat reale të punonjësve, transferimi i njohurive të fituara dhe motivimi si faktorë që ndikojnë në suksesin e trajnimeve. Kërkimi bazohet në një qasje kuantitative, me 205 respondentë të punësuar në sektorin bankar që plotësuan një pyetësor të strukturuar. Të dhënat janë analizuar përmes programit SPSS, duke përdorur statistika përshkruese, testin e reliabilitetit (Cronbach’s α), analizën faktoriale eksploruese, korelacionet Pearson dhe regresionin linear. Gjetjet tregojnë një ndikim pozitiv dhe të rëndësishëm të trajnimeve në zhvillimin profesional (β = 0.42, p < 0.001) dhe performancën organizative (β = 0.35, p < 0.001), ndërsa përshtatja e trajnimeve me nevojat reale doli faktori më i fortë (β = 0.44, p < 0.001). Po ashtu, arsimi dhe përvoja ndikojnë në perceptimin e efektivitetit të trajnimeve. Studimi nënvizon rëndësinë e trajnimeve si instrument strategjik për zhvillim profesional dhe rritje të konkurrueshmërisë në sektorin bankar të Kosovës.
Description
Analizë e ndikimit të trajnimeve në zhvillimin profesional dhe performancën organizative.
Keywords
trajnimi dhe zhvillimi, kapitali njerëzor, performanca organizative, bankingu, Kosovë
Citation
Ibrahimi, G. (2025). Efekti i trajnimeve në zhvillimin e punonjësve: Rasti i NLB Banka sh.a. Prishtinë (Punim masteri). Kolegji AAB.
