Ndikimi i inteligjencës artificiale në përmirësimin e procesit të rekrutimit dhe seleksionimit në sektorin privat në Kosovë

No Thumbnail Available

Date

2025-11-21

Journal Title

Journal ISSN

Volume Title

Publisher

AAB College

Abstract

Ky studim ka trajtuar ndikimin e inteligjencës artificiale (IA) në përmirësimin e proceseve të rekrutimit dhe seleksionimit në ndërmarrjet private. Qëllimi kryesor ka qenë të vlerësohet se si mjetet e IA-së kontribuojnë në rritjen e efikasitetit, objektivitetit dhe transparencës së përzgjedhjes së kandidatëve, si dhe në reduktimin e kostove dhe kohës së rekrutimit. Metodologjia është bazuar në një qasje sasiore, përmes një ankete të shpërndarë tek 250 pjesëmarrës, duke përdorur pyetësorë të strukturuar me shkallë Likert. Të dhënat e mbledhura janë analizuar duke përdorur statistika përshkruese, korrelacionin Pearson dhe regresionin linear, me qëllim testimin e hipotezave të hulumtimit dhe nxjerrjen e përfundimeve të besueshme. Rezultatet kanë treguar se përdorimi i IA-së ka ndikuar pozitivisht në disa dimensione kyçe të procesit të rekrutimit, duke përfshirë saktësinë në përputhjen e profilit të kandidatëve me kërkesat e punës, transparencën në dokumentim dhe përmirësimin e përvojës së aplikantëve. Analizat kanë evidentuar një lidhje të fortë dhe statistikisht të rëndësishme ndërmjet përdorimit të IA-së dhe përmirësimit të efikasitetit të procesit të rekrutimit dhe seleksionimit. Për më tepër, është vërtetuar se IA është një parashikues i fuqishëm i performancës së procesit të rekrutimit, duke shpjeguar pjesën më të madhe të variancës së tij. Megjithatë, studimi ka nxjerrë në pah edhe dilema të rëndësishme që lidhen me objektivitetin dhe perceptimet e paragjykimeve të mundshme në përdorimin e IA-së, duke reflektuar se besimi i plotë në teknologji ende nuk është konsoliduar. Këto gjetje sugjerojnë se, ndonëse IA ka potencial të lartë për të transformuar praktikat e rekrutimit dhe seleksionimit, organizatat duhet të adresojnë sfidat etike dhe teknologjike për të siguruar përdorimin e saj në mënyrë të drejtë, transparente dhe efektive.

Description

Analizë e ndikimit të inteligjencës artificiale në efikasitetin e rekrutimit modern.

Keywords

Inteligjenca artificiale, Rekrutimi, Seleksionimi, Efikasiteti, Transparenca, Objektiviteti, Menaxhimi i burimeve njerëzore.

Citation

Avdyli, R. (2025). Ndikimi i inteligjencës artificiale në përmirësimin e procesit të rekrutimit dhe seleksionimit në sektorin privat në Kosovë (Punim masteri). Kolegji AAB.

Collections

Endorsement

Review

Supplemented By

Referenced By