”REAGIMI I KONKURRENCËS NË PËRCAKTIMIN E ÇMIMIT TE KOMPANITË PRODHUESE - RAST STUDIMI: KOMPANIA PRODHUESE GOLDEN EAGLE - SUHAREKË”
No Thumbnail Available
Date
2025-11-13
Authors
Journal Title
Journal ISSN
Volume Title
Publisher
AAB College
Abstract
Ky studim shqyrton reagimin e konkurrencës në përcaktimin e çmimit te kompanitë prodhuese, duke analizuar ndikimin e faktorëve konkurrues në strategjitë e çmimit dhe si këto strategji ndikojnë në pozicionimin dhe performancën e një kompanie në treg. Përcaktimi i çmimit është një nga vendimet më të rëndësishme që një kompani prodhuese duhet të marrë, dhe ai është shpesh i drejtuar nga presionet dhe lëvizjet e konkurrentëve në treg.
Me rritjen e konkurrencës dhe ndryshimet dinamike në kërkesë dhe ofertë, kompanitë prodhuese shpesh duhet të adaptojnë strategjitë e tyre të çmimit për të mbajtur ose përmirësuar pozitat e tyre konkurruese. Në këtë kontekst, ky studim shqyrton se si reagimet ndaj strategjive dhe çmimi i konkurentëve mund të formojnë vendimet e kompanive, duke analizuar veçanërisht rastin e kompanisë Golden Eagle.
Ky rast studimi ndihmon për të ilustruar praktikat e reagimit të konkurrencës në përcaktimin e çmimit dhe për të vlerësuar ndikimin e këtyre reagimeve në performancën e kompanisë. Analiza përfshin aspekte të tilla si diferencimi i produktit, strategjitë e çmimit dhe përmbushja e kërkesave të konsumatorëve, duke theksuar rëndësinë e adaptimit të kompanive ndaj lëvizjeve konkurruese në një treg të lëvizshëm dhe të ngarkuar.
Description
Analizon reagimin konkurrues në përcaktimin e çmimeve të Golden Eagle.
Keywords
reagimi i konkurrencës, çmimi, kompanitë prodhuese, strategjia e çmimit, pozicionimi në treg, diferencimi i produktit, Golden Eagle, avantazhi konkurrues, presioni konkurrues, kërkesa dhe oferta.
Citation
Limaj, B. (2025). Reagimi i konkurrencës në përcaktimin e çmimit te kompanitë prodhuese: Rasti Golden Eagle – Suharekë (Punim masteri). Kolegji AAB.
