Sfidat dhe mundësitë e NVM-ve në Kosovë për raportimin e ESG-ve: Një qasje në kontekstin e një ekonomie të vogël
No Thumbnail Available
Date
2026-03-17
Authors
Journal Title
Journal ISSN
Volume Title
Publisher
AAB College
Abstract
Ky studim shqyrton sfidat dhe mundësitë që hasin ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në Kosovë në lidhje me implementimin dhe raportimin e praktikave të qëndrueshmërisë, duke iu referuar kornizës së njohur ESG (Environmental, Social, Governance). Praktikat ESG janë të njohura globalisht si mjete efektive për menaxhimin e riskut, përmirësimin e efikasitetit organizativ, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e reputacionit institucionalNë kontekstin e ekonomive të vogla, përfshirë Kosovën, adoptimi i këtyre praktikave mund të kontribuojë gjithashtu në qasje më të lehtë në financa dhe investime të qëndrueshme, si dhe në rritjen e përgjegjshmërisë sociale dhe mjedisore. Studimi përdor një qasje kuantitative dhe empirike për të analizuar këto sfida, duke mbledhur të dhëna përmes pyetësorëve nga një mostër përfaqësuese e NVM-ve në sektorët e prodhimit dhe shërbimeve në Kosovë. Analiza statistikore tregon se ndërmarrjet më të mëdha dhe ato me qasje më të lartë në teknologji dhe informacion demonstrojnë nivele më të larta të integrimit të praktikave ESG, ndërsa ndërmarrjet më të vogla përballen me pengesa më të mëdha financiare dhe legjislative. Rezultatet po ashtu tregojnë se ndërgjegjësimi menaxherial dhe mbështetja institucionale janë faktorë kyç për suksesin e adopimit të ESG, duke theksuar nevojën për trajnime të specializuara dhe politika stimuluese. Bazuar në rezultatet e këtij studimi, paraqiten rekomandime strategjike që synojnë përmirësimin e praktikave të raportimit dhe implementimit të ESG nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë. Këto përfshijnë investimin në zhvillimin e kapaciteteve njerëzore, ofrimin e trajnimeve të specializuara, krijimin e mekanizmave financiarë mbështetës nga institucionet publike, si dhe formulimin e politikave që e lehtësojnë dhe nxisin adoptimin e standardeve të qëndrueshmërisë. Për më tepër, promovimi i bashkëpunimit ndërmjet NVM-ve, institucioneve shtetërore dhe aktorëve të tjerë relevantë mund të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm dhe rritjen e përgjegjshmërisë sociale e mjedisore, duke krijuar një ekosistem biznesor më rezilient dhe të orientuar drejt qëndrueshmërisë. Përmes analizës empirike dhe fokusit në kontekstin lokal, studimi promovon një qasje të strukturuar ndaj qëndrueshmërisë, duke mbështetur zhvillimin ekonomik, social dhe mjedisor të vendit.
Description
Analizon sfidat dhe mundësitë e raportimit ESG në NVM-të kosovare.
Keywords
ESG, mjedis, sociale, qeverisje, qendrueshmeri, raportim, politike, ndermarrje te vogla dhe te mesme
Citation
Haxhiu Selimi, T. (2026). Sfidat dhe mundësitë e NVM-ve në Kosovë për raportimin e ESG-ve: Një qasje në kontekstin e një ekonomie të vogël (Punim masteri). Kolegji AAB, Fakulteti Ekonomik.
