Ndikimi i raportimit financiar në zhvillimin e shoqërive tregtare në Kosovë

No Thumbnail Available

Date

2025-11-21

Journal Title

Journal ISSN

Volume Title

Publisher

AAB College

Abstract

Raportimi financiar luan një rol thelbësor në zhvillimin e shoqërive tregtare dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e ekonomisë së një vendi. Në rastin e Kosovës, raportimi financiar i saktë dhe i standardizuar kontribuon ndjeshëm në transparencën, efikasitetin dhe vendimmarrjen brenda ndërmarrjeve. Qëllimi i këtij punimi është të analizojë ndikimin e raportimit financiar në zhvillimin e shoqërive tregtare në Kosovë, si dhe rëndësinë e zbatimit të Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF) nga këto shoqëri. Përmes analizës së të dhënave të mbledhura nga 30 shoqëri tregtare me vendndodhje të ndryshme në Kosovë, është vlerësuar niveli i aplikimit të raportimit financiar dhe efektet e tij në funksionimin ekonomik të tyre. Në kuadër të studimit janë formuluar dhe testuar dy hipoteza kërkimore përmes analizës së korrelacionit statistik në nivel signifikance 0.01. Rezultatet tregojnë se raportimi financiar ka ndikim pozitiv dhe të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të shoqërive tregtare, duke ndikuar gjithashtu edhe në cilësinë dhe besueshmërinë e informacionit kontabël. Si rekomandim, sugjerohet forcimi i kuadrit ligjor për ta bërë publikimin e pasqyrave financiare një obligim për të gjitha shoqëritë tregtare, si dhe organizimi i trajnimeve të detyrueshme nga shoqatat profesionale për rritjen e kapaciteteve në fushën e raportimit financiar. Fjalët kyçe: Raportimi financiar; informacioni kontabël; shoqëritë tregtare; zhvillimi ekonomik;

Description

Analizë e efektit të raportimit financiar në zhvillimin ekonomik të shoqërive tregtare.

Keywords

Raportimi financiar, zhvillimi i shoqërive tregtare, transparenca, performanca ekonomike, menaxhimi financiar

Citation

Islami-Fazliu, F. (2025). Ndikimi i raportimit financiar në zhvillimin e shoqërive tregtare në Kosovë (Punim masteri). Kolegji AAB.

Collections

Endorsement

Review

Supplemented By

Referenced By