Ndikimi i borxhit kreditor në rritjen e biznesëve të vogla, rast studimi Komuna e Prizrenit

No Thumbnail Available

Date

2025-11-21

Journal Title

Journal ISSN

Volume Title

Publisher

AAB College

Abstract

Borxhi kreditor ka një rol shumë të rendësishëm dhe të veçantë në zhvillimin dhe rritjen e bizneseve të vogla, pasi që ndikon drejtpërdrejt në mundësinë e tyre për të investuar, zgjeruar operacionet dhe përmirësuar konkurrueshmërinë në treg. Ky punim shqyrton ndikimin e borxhit kreditor në rritjen e bizneseve të vogla në Komunën e Prizrenit, duke analizuar marrëdhëniet ndërmjet aksesit në kredi dhe treguesve të përformancës së biznesit, si rritja e të ardhurave, punësimi dhe zgjerimi i veprimtarisë. Në këtë studim trajtohen aspektet teorike dhe praktike të financimit të bizneseve të vogla, duke përfshirë rolin e institucioneve financiare dhe mekanizmat e ofrimit të kredive. Përmes analizës së të dhënave empirike, anketave dhe intervistave me pronarë biznesesh në Prizren, shqyrtohet mënyra se si borxhi ndikon në zhvillimin afatshkurtër dhe afatgjatë të këtyre bizneseve. Gjithashtu, punimi identifikon sfidat kryesore me të cilat përballen bizneset e vogla në qasjen dhe përdorimin efektiv të kredive, përfshirë kushtet e huamarrjes, normat e interesit dhe njohuritë financiare të sipërmarrësve. Analiza e rastit të Prizrenit ofron një pasqyrë të qartë të ndikimit që ka qasja në financa në zhvillimin lokal ekonomik dhe formulimin e politikave mbështetëse. Rezultatet e hulumtimit synojnë të ofrojnë rekomandime për përmirësimin e qasjes në financim dhe zhvillimin e strategjive që nxisin rritjen e qëndrueshme të bizneseve të vogla në Kosovë, me fokus të veçantë në Komunën e Prizrenit.

Description

Studim mbi ndikimin e borxhit kreditor në rritjen e bizneseve të vogla.

Keywords

Borxhi publik, bizneset e reja, politika fiskale, shpenzimet qeveritare, GDP, Inflacioni, normat e interesit, etj.

Citation

Krasniqi, E. (2025). Ndikimi i borxhit kreditor në rritjen e bizneseve të vogla: Rast studimi Komuna e Prizrenit (Punim masteri). Kolegji AAB.

Collections

Endorsement

Review

Supplemented By

Referenced By