Ndikimi i praktikave të menaxhimit total të cilësisë në përmirësimin e performancës organizative: Analizë nga perspektiva e ndërmarrjeve prodhuese në Kosovë
No Thumbnail Available
Date
2025-11-13
Authors
Journal Title
Journal ISSN
Volume Title
Publisher
AAB College
Abstract
Ky studim analizon effekte të praktikave të Menaxhimit Total të Cilësisë (TQM) mbi përmirësimin e performancës organizative në ndërmarrjet prodhuese të Kosovës. Me anë të një qasjeje kuantitative dhe një analize të thelluar statistikore, kërkimi identifikoi lidhje të forta mes disa praktikave strategjike dhe rezultateve organizative. Planifikimi Strategjik dhe Menaxhimi i Procesit dolën si faktorë kryesorë që ndikojnë ndjeshëm në suksesin e organizatave, duke theksuar domosdoshmërinë e qartësisë strategjike dhe standardizimit operacional. Në anën tjetër, faktorët operacionalë, përfshirë Angazhimin e Punonjësve dhe Fokusimin ndaj Klientëve, nuk treguan një ndikim të rëndësishëm statistikisht në këtë kontekst, duke sugjeruar vështirësi në harmonizimin e praktikave strategjike dhe atyre operative. Rezultatet gjithashtu evidentuan tensione të brendshme, që kërkojnë një koordinim më të avancuar dhe një qasje të integruar për maksimizimin e rezultateve organizative. Në përfundim, studimi nënvizon rëndësinë e balancimit midis strategjisë dhe operacioneve, dhe rekomandon qasje menaxheriale të avancuara për rritjen e efikasitetit dhe performancës së organizatave prodhuese.
Description
Analizon ndikimin e TQM në përmirësimin e performancës organizative prodhuese.
Keywords
Menaxhimi Total i Cilësisë, Performanca Organizative, Planifikimi Strategjik, Menaxhimi i Procesit, Harmonizimi Strategjik-Operativ
Citation
Rrustemi, F. (2025). Ndikimi i praktikave të menaxhimit total të cilësisë në përmirësimin e performancës organizative: Analizë nga perspektiva e ndërmarrjeve prodhuese në Kosovë (Punim masteri). Kolegji AAB.
