ROLI I LIDERSHIPIT NË DREJTIMIN E NDRYSHIMEVE DHE INOVACIONIT NË REPARTET KIRURGJIKE

No Thumbnail Available

Date

2026-03-31

Journal Title

Journal ISSN

Volume Title

Publisher

AAB COLLEGE

Abstract

Hyrje: Në një periudhë sfidash të shpejta dhe të vazhdueshme në kujdesin shëndetësor, repartet kirurgjike në vendet në tranzicion si Kosova përballen me nevojën urgjente për inovacion dhe përmirësim të shërbimeve. Lidershipi transformues, i bazuar në vizion, motivim dhe frymëzim, konsiderohet si një ndër stilet më efektive për nxitjen e ndryshimeve pozitive në ambientet klinike. Ky studim ka për qëllim të shqyrtojë rolin e stileve të ndryshme të lidershipit në drejtimin e ndryshimeve dhe inovacionit në repartet kirurgjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Metodologji: Ky studim kuantitativ i llojit përshkrues-korelativ u zhvillua me pjesëmarrjen e 93 infermierëve dhe kryeinfermierëve nga gjashtë reparte kirurgjike të QKUK-së. Të dhënat u mbledhën përmes pyetësorit Multifactor Leadership Questionnaire (MLQ) dhe Shkallës së Besimeve të Marrësve të Ndryshimit Organizativ (OCRBS). Analizat statistikore përfshinë testet ANOVA, korelacionin Pearson dhe regresionin linear. Rezultate: Rezultatet treguan se lidershipi transformues ishte stili dominues në repartet kirurgjike (M = 3.90, DS = 0.45), me dallime statistikisht të rëndësishme krahasuar me stilin transaksional dhe laissez-faire. Lidershipi transformues u lidh pozitivisht me të gjitha dimensionet e qëndrimeve ndaj ndryshimit, veçanërisht me eficiencën e ndryshimit (r = .42, p < .01). Faktorët demografikë si gjinia dhe përvoja, si dhe klima e punës, u identifikuan si ndikues të rëndësishëm në perceptimet për lidershipin. Diskutim: Gjetjet mbështesin literaturën ndërkombëtare mbi efektivitetin e lidershipit transformues në promovimin e ndryshimit dhe inovacionit në shërbimet kirurgjike. Implikimet përfshijnë nevojën për trajnime në aftësitë udhëheqëse, përforcimin e mbështetjes institucionale dhe krijimin e mjediseve të favorshme për përvetësimin e praktikave të reja.

Description

Ky studim shqyrton ndikimin e stileve të lidershipit, veçanërisht lidershipit transformues, në drejtimin e ndryshimeve dhe inovacionit në repartet kirurgjike të QKUK-së. Duke përdorur një qasje kuantitative me 93 infermierë, gjetjet tregojnë se lidershipi transformues lidhet pozitivisht me qëndrimet dhe eficiencën ndaj ndryshimit. Rezultatet nënvizojnë rëndësinë e trajnimeve udhëheqëse dhe mbështetjes institucionale për të përmirësuar praktikat inovative në shërbimet kirurgjike.

Keywords

lidershipi transformues, ndryshimi organizativ, inovacioni, repartet kirurgjike, infermierët, QKUK.

Citation

Osmani, V. (2025). Simnica: Roli i lidershipit në drejtimin e ndryshimeve dhe inovacionit në repartet kirurgjike (Punim Master). Fakulteti i Shkencave Shëndetësore, Programi Infermieri, Drejtimi Menaxhment Shëndetësor.Kolegji AAB

Collections

Endorsement

Review

Supplemented By

Referenced By