Zbatimi i parimeve ESG në strategjitë e qëndrueshmërisë së bizneseve ndërkombëtare në Kosovë

No Thumbnail Available

Date

2026-07-15

Journal Title

Journal ISSN

Volume Title

Publisher

AAB College

Abstract

Ky punim trajton zbatimin e parimeve ESG (Environmental, Social, Governance) në strategjitë e qëndrueshmërisë së bizneseve ndërkombëtare në Kosovë. ESG përfaqëson një qasje moderne dhe gjithëpërfshirëse për menaxhimin e ndërmarrjeve, ku qëllimet ekonomike harmonizohen me përgjegjësinë ndaj mjedisit, shoqërisë dhe qeverisjes së mirë. Në këtë studim analizohet rëndësia e ESG për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm dhe roli që luajnë bizneset ndërkombëtare në përhapjen e këtyre praktikave në tregun kosovar. Përmes shembujve konkretë, si Raiffeisen Bank dhe KIVO, paraqiten praktikat më të mira të implementimit, sfidat që hasen dhe mundësitë për zhvillim afatgjatë. Punimi përfundon me rekomandime konkrete për institucionet publike dhe bizneset, duke theksuar nevojën për strategji kombëtare, mbështetje financiare, ngritje të kapaciteteve dhe transparencë më të madhe. Zbatimi i ESG shihet si një mundësi zhvillimi për Kosovën në drejtim të një ekonomie më të qëndrueshme, më konkurruese dhe të integruar me praktikat ndërkombëtare. Ky punim trajton zbatimin e parimeve ESG në Raiffeisen Bank Kosovë, duke analizuar rolin e institucionit në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit financiar në Kosovë. Qëllimi i sturdimit ishte të vlerësojë se si banka integron faktorët mjedisorë, socialë dhe të qeverisjes në strategjitë dhe operacionet e saj të pëditshme. Metodologjia e përdorur përfshinë analizën e dokumenteve zyrtare, raporteve të qëndrueshmërisë dhe praktikave të brendshme të bankës. Rezultatet tregojnë se Raiffeisen Bank Kosova ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në financimin e projekteve të gjelbërta, përmirësimin e përgjegjësisë sociale dhe forcimin e transparences institucionale. Pëfundimisht, studimi thekson se zabtimi i standardeve ESG kontribuon në rritjen besueshmërisë së bankës, në menaxhimin më të mirë të rreziqeve dhe në krijimin e vlerës afatgjatë për palët e interesuara. Megjithatë, mbeten sfida në implementimin e plotë dhe në matjen e ndikimit të këtyre praktikave në tregun financiar lokal.

Description

Keywords

ESG (Environmental, Social, Governance), Zhvillimi ekonomik në Kosovë, Kosova dhe ESG, Raiffeisen Bank, Samiti ESG, Qeverisja Koorporative, Efikasiteti operacional, Menaxhimi i Riskut

Citation

Mazhiqi, S. (2026). Zbatimi i parimeve ESG në strategjitë e qëndrueshmërisë së bizneseve ndërkombëtare në Kosovë [Tezë e masterit, Kolegji AAB, Fakulteti Ekonomik]

Collections

Endorsement

Review

Supplemented By

Referenced By