VLERËSIMI I KËNAQSHMËRISË SË PACIENTËVE ME SHËRBIMET SHËNDETËSORE NË SPITALIN E GJILANIT
No Thumbnail Available
Date
2026-03-31
Authors
Journal Title
Journal ISSN
Volume Title
Publisher
AAB College
Abstract
Ky studim kishte për qëllim të shqyrtojë nivelin e kënaqësisë së pacientëve me shërbimet shëndetësore në Spitalin Rajonal të Gjilanit, si dhe të analizojë faktorët kryesorë që ndikojnë në perceptimet dhe përvojat e pacientëve. Hulumtimi u fokusua në vlerësimin e dimensioneve të ndryshme të ofrimit të shërbimeve shëndetësore, duke përfshirë disponueshmërinë e shërbimeve, komunikimin me personelin mjekësor, cilësinë e kujdesit, infrastrukturën e spitalit, kohën e pritjes dhe përballueshmërinë financiare. Rezultatet treguan se pacientët raportuan një nivel mesatar të kënaqësisë me kushtet dhe shërbimet shëndetësore të ofruara (M = 3.16). Niveli më i ulët i kënaqësisë u lidh me infrastrukturën dhe aspektet teknike të spitalit, ndërsa niveli më i lartë me besueshmërinë dhe sigurinë nga ana e ofruesve të shërbimeve shëndetësore. Pritshmëritë e pacientëve rezultuan më të larta se përvojat e tyre reale. Gjithashtu, pacientët shprehën skepticizëm lidhur me aftësitë dhe profesionalizmin e mjekëve, ndërsa kujdesi i vazhdueshëm nga infermierët u perceptua si jo gjithmonë i mundur. Koha e pritjes u identifikua si relativisht e gjatë nga shumica e pacientëve. Në aspektin e përballueshmërisë financiare, pacientët raportuan një nivel më të lartë kënaqësie (M = 3.56), pasi shërbimet spitalore janë falas dhe shpenzimet shtesë konsiderohen të ulëta dhe të përballueshme. Studimi thekson nevojën për ndërhyrje të synuara, veçanërisht në përmirësimin e infrastrukturës, reduktimin e kohës së pritjes dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore. Këto gjetje tregojnë se përmbushja e nevojave dhe pritshmërive të pacientëve është thelbësore për rritjen e kënaqësisë dhe përmirësimin e përvojës së tyre.
Description
Ky studim vlerësoi kënaqësinë e pacientëve me shërbimet shëndetësore në Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe faktorët që ndikojnë në përvojën e tyre. Rezultatet treguan një kënaqësi mesatare, me nivelet më të ulëta të kënaqësisë për infrastrukturën dhe aspektet teknike, dhe më të larta për besueshmërinë dhe sigurinë e ofruesve të kujdesit. Pritshmëritë e pacientëve shpesh ishin më të larta se përvoja reale, ndërsa koha e pritjes mbeti sfiduese. Studimi thekson nevojën për përmirësime në infrastrukturë, reduktim të kohës së pritjes dhe ngritje të cilësisë së shërbimeve për të rritur kënaqësinë dhe përvojën e pacientëve.
Keywords
Pacientët, Shërbimet shëndetësore, Kënaqësia, Pritshmëritë, Përvoja, Infrastruktura spitalore, Cilësia e shërbimit..
Citation
Mehmeti, M. (2025). Vlerësimi i kënaqshmërisë së pacientëve me shërbimet shëndetësore në Spitalin e Gjilanit (Master’s thesis, Programi: Menaxhim Shëndetësor, Fakulteti i Shkencave Shëndetësore, Kolegji AAB)
