ROLI I AUDITIMIT TE JASHTËM NË SIGURIMIN E PERPUTHSHMERISË ME SNRF-TË
No Thumbnail Available
Date
2026-03-17
Authors
Journal Title
Journal ISSN
Volume Title
Publisher
AAB College
Abstract
Ky studim shqyrton ndikimin e auditimit të jashtëm në përputhshmërinë e pasqyrave financiare me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF), duke analizuar rolin e auditorëve në identifikimin dhe korrigjimin e mospërputhjeve, si dhe efektin e përputhshmërisë në cilësinë dhe transparencën e informacionit financiar. Përmes një metodologjie të kombinuar kuantitative dhe cilësore, u analizuan të dhëna empirike nga kompani të ndryshme për të kuptuar këtë marrëdhënie komplekse. Rezultatet tregojnë se auditimi i jashtëm ka një ndikim pozitiv dhe domethënës në sigurimin e përputhshmërisë me SNRF-të. Auditorët e jashtëm luajnë një rol thelbësor në identifikimin dhe korrigjimin e mospërputhjeve, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë dhe besueshmërinë e raportimit financiar. Gjithashtu, përputhshmëria me SNRF-të është e lidhur ngushtë me një rritje të transparencës dhe cilësisë së informacionit financiar, duke forcuar marrëdhëniet e organizatave me palët e interesuara dhe duke rritur besueshmërinë e tyre në treg. Gjetjet e këtij studimi mbështesin hipotezat e propozuara dhe nënvizojnë rëndësinë e auditimit të jashtëm dhe përputhshmërisë me standardet ndërkombëtare për të siguruar një raportim financiar të saktë dhe transparent.
Description
Analizon rolin e auditimit të jashtëm në përputhshmërinë me SNRF-të.
Keywords
Auditimi i jashtëm, SNRF, përputhshmëri, raportim financiar, cilësi, transparencë
Citation
Sadiku, A. (2026). Roli i auditimit të jashtëm në sigurimin e përputhshmërisë me SNRF-të (Punim masteri). Kolegji AAB, Fakulteti Ekonomik.
