Qëndrimet e konsumatorëve ndaj reklamës në rrjetet sociale dhe ndikimi në qëllimin për blerje: Rast studimi në Republikën e Kosovës

No Thumbnail Available

Date

2026-07-15

Journal Title

Journal ISSN

Volume Title

Publisher

AAB College

Abstract

Zhvillimi i teknologjisë digjitale dhe përhapja e gjerë e rrjeteve sociale kanë transformuar mënyrën se si bizneset komunikojnë me konsumatorët dhe promovojnë produktet dhe shërbimet e tyre. Reklamimi në rrjetet sociale është bërë një nga format më të rëndësishme të komunikimit marketing, duke ndikuar në qëndrimet dhe sjelljen e konsumatorëve. Qëllimi i këtij studimi është të analizojë qëndrimet e konsumatorëve ndaj reklamës në rrjetet sociale dhe të vlerësojë ndikimin e tyre në qëllimin për blerje në Republikën e Kosovës. Gjithashtu, studimi synon të shqyrtojë ndikimin e besimit të perceptuar dhe prirjes për kërkimin e risive në formimin e qëndrimeve ndaj reklamës në rrjetet sociale. Studimi bazohet në një qasje sasiore dhe do të realizohet përmes metodës së anketimit, duke përdorur një pyetësor të strukturuar me shkallë Likert. Të dhënat e mbledhura do të analizohen me metoda statistikore për të testuar marrëdhëniet ndërmjet variablave të studimit dhe hipotezave të formuluara. Rezultatet e pritshme pritet të tregojnë se besimi i perceptuar dhe prirja për kërkimin e risive ndikojnë pozitivisht në qëndrimet e konsumatorëve ndaj reklamës në rrjetet sociale, ndërsa qëndrimet pozitive ndikojnë në rritjen e qëllimit për blerje. Studimi pritet të kontribuojë në pasurimin e literaturës shkencore mbi marketingun digjital dhe të ofrojë rekomandime praktike për bizneset në Republikën e Kosovës për hartimin e strategjive më efektive të komunikimit dhe reklamimit në rrjetet sociale.

Description

Keywords

reklamimi në rrjetet sociale, qëndrimet e konsumatorëve, besimi i perceptuar, kërkimi i risive, qëllimi për blerje, marketingu digjital, Kosova

Citation

Obërtnica, A. (2026). Qëndrimet e konsumatorëve ndaj reklamës në rrjetet sociale dhe ndikimi në qëllimin për blerje: Rast studimi në Republikën e Kosovës [Tezë e masterit, Kolegji AAB, Fakulteti Ekonomik

Collections

Endorsement

Review

Supplemented By

Referenced By