Menaxhimi i Përgjegjësisë Sociale dhe Etikës në Kompaninë “Uji i Ftohtë Tepelene” shpk
No Thumbnail Available
Date
2025-11-13
Authors
Journal Title
Journal ISSN
Volume Title
Publisher
AAB College
Abstract
Hyrje: Menaxhimi i përgjegjësisë sociale dhe etikës është kthyer në një dimension të domosdoshëm të funksionimit të kompanive moderne. Kompania “Uji i Ftohtë Tepelene” shpk, si një ndër aktorët kryesorë në industrinë e ujërave të ambalazhuara në Shqipëri dhe në Kosovë, ka ndërmarrë një sërë iniciativash për të integruar vlera etike dhe sociale në veprimtarinë e saj të përditshme. Ky studim trajton mënyrën se si këto praktika perceptohen dhe zbatohen nga brenda (menaxherë dhe punonjës) dhe si vlerësohen nga jashtë (konsumatorët).
Qëllimi: Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi është të analizojë efektivitetin e menaxhimit të përgjegjësisë sociale dhe etikës në kompaninë “Uji i Ftohtë Tepelene” shpk, duke shqyrtuar perceptimet dhe përvojat e menaxherëve, punonjësve dhe konsumatorëve, si dhe të vlerësojë ndikimin e këtyre praktikave në imazhin, kulturën organizative dhe besnikërinë ndaj markës.
Metodologjia: Studimi ndjek një qasje kuantitative, përmes pyetësorëve të strukturuar të shpërndarë online për tre grupe kryesore: 13 menaxherë, 28 punonjës dhe 73 konsumatorë. Të dhënat janë përpunuar dhe analizuar përmes programit SPSS duke përdorur analiza deskriptive, korrelacioni dhe interpretim të përqindjeve për të testuar hipotezat e ngritura.
Rezultatet: Rezultatet tregojnë se menaxherët kanë vetëdije të lartë për strategjitë e PSK dhe kodin etik, ndërsa te punonjësit evidentohet një shkallë më e ulët informimi dhe përfshirjeje. Konsumatorët kanë një perceptim pozitiv për angazhimin social të kompanisë dhe e lidhin atë me besnikëri më të lartë ndaj markës. PSK-ja dhe etika vlerësohen si faktorë kyç për imazhin e kompanisë dhe motivimin e brendshëm.
Përfundimet: Kompania ka struktura të qarta për menaxhimin e etikës dhe PSK-së, por nevojitet rritje e transparencës së brendshme, trajnimeve të rregullta dhe përfshirjes së punonjësve në të gjitha nivelet. Nga ana tjetër, perceptimi pozitiv i konsumatorëve për angazhimin etik të kompanisë dëshmon ndikimin e rëndësishëm që këto praktika kanë në reputacion dhe sjelljen e blerjes.
Description
Analizon menaxhimin e etikës dhe përgjegjësisë sociale në kompaninë Tepelena.
Keywords
Përgjegjësia Sociale e Korporatave (PSK), Etika në Biznes, Kultura Organizative, Besnikëria e Konsumatorëve, Uji i Ftohtë Tepelena, Kod Etik, Menaxhim.
Citation
Haliti, L. (2025). Menaxhimi i përgjegjësisë sociale dhe etikës në Kompaninë “Uji i Ftohtë Tepelene” shpk (Punim masteri). Kolegji AAB.
