Faktorët psikologjikë që ndikojnë në blerjet impulsive në platformat online
No Thumbnail Available
Date
2026-07-15
Authors
Journal Title
Journal ISSN
Volume Title
Publisher
AAB College
Abstract
Tregtia është një nga format më të vjetra të komunikimit mes njerëzve dhe ka shërbyer gjithmonë si motor për zhvillimin e shoqërisë. Që nga koha e lashtë kur njerëzit shkëmbenin mall me mall (sistemi barter) e deri te tregjet e para, blerja ka qenë diçka racionale dhe e bazuar te nevoja për të mbijetuar. Sistemi Barter është shkëmbimi i drejtpërdrejtë i mallrave ose shërbimeve, pa një mjet shkëmbimi ose parash ndërmjetës, ose sipas kurseve të përcaktuara të këmbimit ose me anë të negociatave. Sistemi Barter konsiderohet forma më e vjetër e tregtisë. (Barter, 2024) Shpikja e rëndësishme e parasë, si një shkallë vlere ekonomike universale dhe e decentralizuar, ndodhi vetëm shumë kohë pas shpikjes së kontabilitetit dhe ndoshta ndodhi së bashku me shpikjen e monedhave metalike standarde. Me to erdhën edhe tregjet. (Kasabov, n.d) Por, me kalimin e shekujve, tregtia ndryshoi jo vetëm në mënyrën si bëhet, por edhe në psikologji. Një kthesë e madhe ishin shitjet "derë më derë" në shekullin XX, ku për herë të parë shitësi shkonte te klienti duke e nxitur atë të blinte edhe gjëra që nuk i kishte menduar më parë. Shitjet “derë më derë” akoma qëndrojnë fuqishëm në treg, duke e marr parasyshë që shitësi merr mundin për ta shitur produktin e tij duke shkuar në shtëpinë e konsumatorit potencial. Realisht, shitjet “derë më derë” kan filluar të evoluojnë në faza tjera dhe pa marr parasyshë që është metodë e vjetër e shtijeve, ato janë akoma shumë efektive, duke përdorur strategji të ndryshme në kohë reale me klientin. Mirëpo, fakti qëndron se, ne jemi duke jetuar në një kohë dixhitale ku njerëzit janë të kapur pas ekraneve dhe njëra nga arsyet kryesore pse shitjet “derë më derë” funksionojnë është, kontakti njerëzor. Bisedat ballë për ballë krijojnë një urë natyrale midis kuriozitetit dhe angazhimit. Kur dikush hap derën dhe flet me një përfaqësues, ai përjeton: • Ndërtim të menjëhershëm të besimit përmes tonit, gjuhës së trupit dhe transparencës • Përgjigje të menjëhershme për pyetje, shqetësime dhe kundërshtime • Një bisedë të personalizuar në vend të një mesazhi të përgjithshëm online • Kujtesë më të fortë, sepse njerëzit i kujtojnë ndërveprimet ballë për ballë më qartë sesa ato dixhitale Shumë kompani e kanë kuptuar se klientët mbingarkohen nga zhurma online. Një trokitje e vërtetë në derë bie në sy. (NOLA Management Group, 2023) Sot, ne jemi në epokën e revolucionit dixhital, ku nuk ka më rëndësi distanca apo orari se kur dëshiron të blesh. Tregtia elektronike e ka ndryshuar totalisht mënyrën se si ne konsumojmë. Ajo që dikur na merrte kohë për t'u menduar e për të shkuar fizikisht në dyqan, sot përfundon me vetëm një klikim në telefon. Ky lehtësim ka sjellë një fenomen të ri: blerjen impulsive. Platformat online sot nuk janë thjesht dyqane, por janë mjedise të ndërtuara me shumë kujdes psikologjik që të na prekin emocionet dhe të na shtyjnë të blejmë shpejt. Në tregun e Kosovës, ky trend u rrit shumë sidomos pas pandemisë COVID-19, ku njerëzit u detyruan ta përdorin teknologjinë për çdo gjë. Përmes rrjeteve sociale si Instagram apo Facebook, blerësi në Kosovë çdo ditë përballet me strategji si "stoku i limituar", ndikimi i influencerëve dhe reklamat që i shfaqen fiks për gjërat që ai pëlqen. Ky punim ka për qëllim të analizojë fiks këtë pikë: ku mbaron nevoja reale dhe ku fillon ndikimi psikologjik? Duke parë faktorët si gjendja emocionale e njeriut, roli i influencerëve dhe thjeshtësia e faqeve online, ky studim do të tentojë të tregojë se si funksionojnë këta mekanizma që na shtyjnë drejt blerjeve spontane. Dua të nxjerr në pah hendekun që krijohet mes asaj që na duhet vërtet dhe asaj që përfundojmë duke e blerë vetëm prej impulsit të momentit.
Description
Keywords
Citation
Mustafa, B. (2026). Faktorët psikologjikë që ndikojnë në blerjet impulsive në platformat online [Tezë e masterit, Kolegji AAB, Fakulteti Ekonomik]
