Ndikimi i mediave sociale në rritjen, sjelljen dhe targetimin e konsumatorëve në epokën e marketingut dixhital (Rast studimi: bizneset e mëdha në Kosovë)

No Thumbnail Available

Date

2026-01-26

Journal Title

Journal ISSN

Volume Title

Publisher

AAB College

Abstract

Zhvillimet teknologjike kanë ndikuar jo vetëm në konsum, por edhe në mënyrën e të bërit biznes si dhe rëndësinë e promovimit të produkteve dhe shërbimeve. Shpikja e internetit ka ndikuar në digjitalizimin e marketingut e si rrjedhojë ka ndikuar në rritjen e konkurrencës mes kompanive për vëmendjen konsumatore. Këtij trendi përveç kompanive ndërkombëtare i janë përshtatur edhe kompanitë në Kosovë duke aplikuar kështu strategjitë digjitale për promovimin e produkteve brenda dhe jashtë vendit. Për të i’u përgjigjur pyetjeve të këtij studimi është bërë një analizë dhe hulumtim më i detajuar për strategjitë e Marketingut dixhital i cili është paraqitur tek shqyrtimi i literaturës. Tek ky hulumtim janë përdorur metodat e hulumtimit kualitativ dhe kuantitativ. Hulumtimi kualitativ është bërë duke mbledhur të dhëna sekondare nga literatura në internet ndërsa hulumtimi kuantitativ është bërë më anë të pyetësorit i cili është realizuar. Për këtë studim është hartuar një pyetësor i cili është shpërndarë në qytetin e Pejës prej nga janë mbledhur të dhëna nga gjithsej 120 respondentë, dhe janë përdorur për qëllim të analizës. Të dhënat janë paraqitur përmes grafikëve, duke arritur që të bëhet analiza e variablave. Në përfundim nga rezultatet e marra, është mundësuar që të nxirren përfundime dhe disa rekomandime për studiuesit e ardhshëm të kësaj fushe

Description

Ndikimi i mediave sociale në rritje, sjellje dhe targetim konsumatorësh.

Keywords

marketingu dixhital, mediat sociale, targetimi i konsumatorëve, rritja e konsumatorëve, etj.

Citation

Thaqi, A. (2025). Ndikimi i mediave sociale në rritjen, sjelljen dhe targetimin e konsumatorëve në epokën e marketingut dixhital (Punim masteri, Fakulteti Ekonomik, Departamenti Marketing dhe Menaxhim Biznesi). Prishtinë, Kosovë.

Collections

Endorsement

Review

Supplemented By

Referenced By