Sloganet e partive politike në Kosovë - Zgjedhjet Parlamentare 2025

No Thumbnail Available

Date

2026-03-18

Journal Title

Journal ISSN

Volume Title

Publisher

AAB College

Abstract

Historikisht, partitë politike kanë kërkuar dhe kanë gjetur metoda për të arritur sa më shpejt te masat, për të krijuar kështu lidhje emocionale dhe racionale me to, dhe pastaj për t’i përdorur në shërbim të tyre. Demokracia lind si “garë” e përfitimit të masave dhe masa është ajo e cila e përcakton fituesin (Baliqi, 2021). Sloganet shërbejnë si mjete komunikimi që, nga njëra anë, përhapin mesazhin politik në formë të përmbledhur dhe lehtësojnë kujtesën e tij, ndërsa nga ana tjetër, synojnë të ndikojnë në një audiencë sa më të gjerë të votuesve. Prandaj, krijimi i një slogani është një proces shumë kompleks që, përveç njohjeve politike dhe sociologjike, kërkon edhe njohje të mëdha të etnokulturës, etnopsikologjisë, si dhe demografisë së hapësirës ku do të operojë (Fill & Turnbull, 2016). Slogani flet shumë, si për programin dhe partinë në fjalë, ashtu edhe për vizionin strategjik të partive garuese në zgjedhje. Në rastin tonë, studim kyç kemi partitë garuese të zgjedhjeve të shkurtit 2025. Metodologjia e përdorur përfshin analizën diskursive, interpretimin semiotik dhe qasjen krahasuese të sloganeve politike. Nga analiza teorike deri te realizimi praktik, dhe nga analiza konceptuale e programit deri te paraqitja estetike dhe emocionale e sloganit në fjalë, jemi munduar të kapim diskursin politik e politologjik të politikës kosovare.

Description

Analizon sloganet politike dhe ndikimin e tyre në komunikimin elektoral.

Keywords

politika, demokracia, sloganet, zgjedhjet, partitë kosovare, shkurt 2025.

Citation

Ibrahimi, Q. (2026). Sloganet e partive politike në Kosovë – Zgjedhjet parlamentare 2025 (Punim masteri). Kolegji AAB, Fakulteti i Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë.

Endorsement

Review

Supplemented By

Referenced By